Lajmi i rremë për tërmet 6 ballë nxori mbrëmë në rrugët e Tiranës edhe VIP-at: Nuk do e besoni ku përfunduan Besi dhe Xhensila (FOTOT)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:51 23-09-2019 Lajmi i rremë për tërmet 6 ballë nxori mbrëmë në rrugët e Tiranës edhe VIP-at: Nuk do e besoni ku përfunduan Besi dhe Xhensila (FOTOT)

Lajmi i rremë që qarkulloi në media, ku 'parashikohej' një tërmet 6 ballë në orën 23:30 nxori në rrugë mijëra qytetarë të Tiranës mbrëmjen e djeshme.

Mes ankthit dhe panikut, Tirana u paralizua brenda pak minutash, ku sheshet dhe rrugët u mbushën me qytetarë që kishin braktisur shtëpitë.

Ndërkohë, kësaj nuk i kanë shpëtuar as personazhet Vip. Mes tyre ishtë edhe aktori i njohur Bes Kallaku. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Më shumë njerëz kam pa sonte rrugëve, sesa për Vitin e Ri", ka shkruar Besi në Instagram.

Ndërkohë, në postimin e aktorit ka komentuar moderatorja, Arbana Osmani, e cila e pyet për Xhensilën, duke thënë se nuk beson që që kjo e fundit të ketë dalë.

Mirëpo, Besi i ka dhënë asaj përgjigjen epike duke zbuluar edhe vendin që zgjodhi Xhensila për t'i 'shpëtuar tërmetit 6 ballë'.

‘Joooo, ajo për kshu rastesh e mban veten shumë. Na ka nxjerrë në aeroportin e Rinasit në pistë, si vendi që ska ndërtime përreth’ ka shkruar Besi.

5d88a25f03922Screenshot_4.jpg

5d88a251c47adScreenshot_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036120176315308
array(1) { ["section"]=> string(138) "lajmi-i-rreme-per-termet-6-balle-nxori-mbreme-ne-rruget-e-tiranes-edhe-vip-at-nuk-do-e-besoni-ku-perfunduan-besi-dhe-xhensila-fotot-179491" }