LAJMI I RREMË për TËRMETIN, reagon Çim Peka i Syri.net: Rama do të mbyllë portalin kritik me qeverinë

Publikuar tek: aktualitet, më 00:48 23-09-2019 LAJMI I RREMË për TËRMETIN, reagon Çim Peka i Syri.net: Rama do të mbyllë portalin kritik me qeverinë Montazh, Edi Rama / Çim Peka

Reagon syri.net drejtuar nga Çim Peka pas lajmit të rremë sipas të cilit një tërmet i fuqishëm do godiste vendin në orën 23:30.

Policia zbarkoi në redaksinë e syri.net dhe shoqëroi gazetarin përgjegjës për lajmin, Aurel Rakipllari, bashkë me një tjetër gazetare të gazetës Shekulli, Daniela Grica, gjithashtu përgjegjëse për përhapjen e lajmit të rremë që nxorri mijëra qytetarë në rrugë mes panikut.

Mirëpo, sipas Çim Pekës, kjo është një tentativë e Ramës për t’i mbyllur portalin.

Reagimi i Syri.net pas lajmit të rremë:

“Nje lajm me qellim sensibilizues qe ka qarkulluar ne te gjitha portalet dhe tek “Syri” me shkas nga nje interviste ne “Top Channel” e nje sizmologu grek po perdoret si shkak nga Edi Rama per te mbyll fjalen e lire e me konkretisht portalin Syri.net. Ne keto momente policia ka zbarkuar te zyrat e “Syrit pas urdhrit te Rames. Nje lajm qe ne fakt eshte sqaruar dhe pergenjeshtruar vetem nga Syri, dhe jo nga portalet e tjera qe e kane botuar. Lajmi qe keshillonte qyetatret te rrinin jashte nga parashikimi i sizmologut grek por perdoret si pretekst i Rames per te mbyll portalin me te madh ne vend dhe me kritik me qeverine.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071980953216553
array(1) { ["section"]=> string(106) "lajmi-i-rreme-per-termetin-reagon-cim-peka-i-syri-net-rama-do-te-mbylle-portalin-kritik-me-qeverine-179433" }