Një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit ka humbur jetën në betejën me Covid 19.
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, inspektori Banush Ferhati, 57 vjeç.
Mësohet se 57-vjeçari prej disa ditësh ishte i shtruar në “Shefqet Ndroqi”, por ditët e fundit shëndeti i tij ishte përkeqësuar duke humbur kështu bejetën me Covid-19.
Banush Ferhati kishte 23 vite punë në polici.