'Lajmi ka qenë i rëndë, na ka goditur shumë', nënkryetari i partisë flet për dorëheqjen dhe mundësinë e arrestimit të Haradinajt

Publikuar tek: rajon, më 22:19 22-07-2019 'Lajmi ka qenë i rëndë, na ka goditur shumë', nënkryetari i partisë flet për dorëheqjen dhe mundësinë e arrestimit të Haradinajt Nënkryetari i AAK Muharrem Nitaj

Nënkryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj shprehet se dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj ka tronditur ata dhe gjithë Kosovën.

'Nuk mund të themi që lajmi s’ka qënë i rëndë. Na ka goditur shumë, jo vetëm për AAK dhe mbështetësit, por për gjithë Kosovën. Unë besoj se dorëheqja ka qenë e pashmangshme përballë kësaj situate të krijuar. E vlerësoj si një akt të pashembullt të një funksionari të lartë shtetëror. Haradinaj është ftuar si i dyshuare, do ulet përballë një trupe gjykuese të huaj. Ai dha dorëheqjen sepse nuk do ta dorëzonte sovranitetin e Kosovës në një panel gjyqtarësh që nuk janë shqiptarë, por të huaj', tha Nitaj në një lidhje direkte me emisionin 'A Show'.

Më tej, i pyetur nga gazetari Adi Krasta për zërat për mundësinë e arrestimt të Haradinajt në Hagë, Muharrem Nitaj tha se kjo është e pamundur.

'Është krijuar një bindje që ai do arrestohet, kjo s’ka si të ndodhë. Në Kosovë kanë mbërritur mbi 80 ftesa për njerëz që do japin dëshmi në Hagë. Jam i bindur që nuk do ketë kurrfarë aktakuze për Haradinajn', u shpreh nënkryetari i AAK.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071690082550049
array(1) { ["section"]=> string(131) "lajmi-ka-qene-i-rende-na-ka-goditur-shume-nenkryetari-i-partise-flet-per-doreheqjen-dhe-mundesine-e-arrestimit-te-haradinajt-173025" }