Lajmi për kapjen e 3.4 milion euro bën xhiron e botës, çfarë shkruajnë mediat e huaja

Publikuar tek: bota, më 18:24 25-06-2018 Lajmi për kapjen e 3.4 milion euro bën xhiron e botës, çfarë shkruajnë mediat e huaja

Rreth 3.4 milion euro u kapën dje në Portin e Durrësit, të dyshuara si para me origjinë nga aktivitete kriminale.

Katër persona u vunë në pranga si porositës të 9 makinave tip “Toyota Yaris” që mbërritën në Portin e Durrësit nga Belgjika, përmes Ankonës.

Gjarja u paralajmërua tre ditë më parë nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pikërisht këtë fakt  e kanë raportuar agjenci mediatike si Reuters dhe më pas dhjetra media të tjera në mbarë botën.

Mediat e huaja e lidhin këtë ngjarje të bujshme edhe me vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke sjellë në vëmendje qëndrimin kundër të Holandës dhe Francës. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011661052703857
array(1) { ["section"]=> string(91) "lajmi-per-kapjen-e-3-4-milion-euro-ben-xhiron-e-botes-cfare-shkruajne-mediat-e-huaja-125705" }