'Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17', mesazhi Ramës nga Elbasani për Ditën e Verës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:47 14-03-2019 'Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17', mesazhi Ramës nga Elbasani për Ditën e Verës

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Elbsanit ku festohet më së miri Dita e Verës.

Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini. 

Kjo atmosferë nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Edi Rama bashkë me urimin për ditën e Verës: "Gëzuar ditën e Verës nga Elbasani. Është një vit i vecantë edhe për ditën e verës. Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17".

Po ashtu në Elbasan ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili zhvilloi takim me disa qytetarë.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi disa ditë më parë se festimet për Ditën e Verës në kryeqytet do të zhvillohen të dielën, për shkak se sot parashikohet një mot me shi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021168947219849
array(1) { ["section"]=> string(84) "lala-me-14-luli-me-16-lali-me-17-mesazhi-rames-nga-elbasani-per-diten-e-veres-156388" }