LAM I FUNDIT/ U plagos mbrëmë gjatë atentatit në Laç, humb jetën 53 vjeçari Paulin Gjergji

Publikuar tek: aktualitet, më 07:50 31-05-2020 LAM I FUNDIT/ U plagos mbrëmë gjatë atentatit në Laç, humb jetën 53 vjeçari Paulin Gjergji Hoteli ku ndodhi atentati

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 53 vjeçari Paulin gjergji, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit që iu bë biznesmenit Bujar Lika mbrëmjen e djeshme në Laç.

Gjergji nuk ka arritur dot t'i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa ditën e djeshme gjatë atentatit ka mbetur i vdekur edhe biznesmeni Bujar Lika.

Por çfarë ndodhi në Laç mbrëmjen e djeshme?

Biznesmenit Bujar Lika, rreth 37 vjeç, iu bë atentat përpara një hoteli në rrugën dytësore Laç-Mamurras, ku si pasojë e breshërisë së armëve mbeti i vdekur në vend.

Të plagosur nga të shtënat mbetën edhe 21 vjeçari Kreshnik Tusha dhe Paulin gjergji, me këtë të fundit që nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Dyshimet e para të policisë janë oër një konflikt të hershëm, ndërsa bëhet me dije se atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur. Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.

Mësohet se rreth 30 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa Kreshnik Tusha ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE: Breshëri plumbash në rrugën Laç-Mamurras, vdes një person, plagoset vet atentatori dhe një tjetër. Forca të shumta policie nisen nga Tirana (EMRAT)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095429420471191
array(1) { ["section"]=> string(95) "lam-i-fundit-u-plagos-mbreme-gjate-atentatit-ne-lac-humb-jeten-53-vjecari-paulin-gjergji-208469" }