Lame në Kadastrën e rinovuar të Korçës, nxjerr dokumentin e rrallë: Shikoni çfarë është respekti i korçarit për LIGJIN

Publikuar tek: aktualitet, më 12:22 19-09-2020 Lame në Kadastrën e rinovuar të Korçës, nxjerr dokumentin e rrallë: Shikoni çfarë është respekti i korçarit për LIGJIN Foto-Montazh: Artan Lame dhe dokumenti i vitit '94

Korça njihet si djep kulture por kreu i Kadastrës Artan Lame sapo e ka përforcuar këtë përmes një dokumenti që daton nga viti 1994 dhe që dëshmon një qytetari të jashtëzakonshme të korçarëve edhe sa i takon ndërtimeve.

Sipas Lames, i cili publikoi dokumentin nga ambientet e rinovuara të Kadastës, Korça është qarku me më pak problematika në fushën e ilegalitetit në ndërtime dhe zaptimit të tokës.

"Po vihet re se shumë banorë të këtij qyteti po ndërtojnë pa patur lejë të posaçme nga ana e këtij Këshilli dhe pa u respektuar pllani përkatës. Porositi të ndaloni çdo ndërtim që nuku do të ketë lejën e Seksionit të Botores të këtij Këshilli”.
E pra, në qytetin e çliruar prej vetëm pak ditësh nga tërheqja e gjermanëve, Këshilli i Korçës shqetësohej që, në procesin e rindërtimit të qytetit të dëmtuar nga Lufta, të respektohej “pllani urbanistik”!
Njerëzia ishin vrarë e prerë, ishin sakatosur nga lufta e uria, ishin rrënuar nga bombat dhe zjarri, po prapē meraku ishte: tē respektojmë pllanin në qytetin që do ringremë.
Respekt për një popull të tillë!"

(LETRA)

119865466_1999045843565301_3399213490434208908_o.jpg

FJALA E PLOTË E ARTAN LAMES:

Muajt e fundit një pjesë e drejtorive të Kadastrës, po kalojnë një proces ristrukturimi. Kështu jemi marë me ristrukturimin e drejtorisë Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe tani jemi në rastin e Korçës.
Por më duhet të them se, në dallim nga rastet e tjera, ky i Korçës është fund e krye i ndryshëm.

Në rang Republike, Korça është qarku me më pak problematika në fushën e ilegalitetit në ndërtime dhe zënie të tokës.
Për të kuptuar se çfarë është respekti i korçarit për ligjin, po ju sjell pjesë nga një dokument që mban datën 21.11.1944:
“Po vihet re se shumë banorë të këtij qyteti po ndërtojnë pa patur lejë të posaçme nga ana e këtij Këshilli dhe pa u respektuar pllani përkatës. Porositi të ndaloni çdo ndërtim që nuku do të ketë lejën e Seksionit të Botores të këtij Këshilli”.
E pra siç shihet, në qytetin e çliruar prej vetëm pak ditësh nga tërheqja e gjermanëve, Këshilli i Korçës shqetësohej që, në procesin e rindërtimit të qytetit të dëmtuar nga Lufta, të respektohej “pllani urbanistik”! Respekt për një popull të tillë!

Korça është qyteti që i mëson gjithë shqiptarëve se çfarë është qyteti.
Në këto kushte, i takon çdo shtetari të respektojë këtë mësim dhe të japë kontributin e vet për ta ruajtur atë.

Procesi i legalizimeve ka ecur jo keq, por tashmë duhet shkuar drejt përmbylljes së procesit. Aktualisht territori i Bashkisë Maliq është në fazën e përmbylljes së procesit të legalizimeve.

Problemet më të mëdha në fushën e pronave, ky qark (dhe treva e tij Maliq – Kolonjë) i ka me tokën.
Kur them këtë, e kam fjalën jo për zënien e tokës (se këtu kjo nuk është problem) por me certifikimin e tokës, pra me pajisjen masive të fshatit me certifikatat e pronësisë së tokës së shpërndarë me ligjin 7501/1991.
Në këtë Qark, në procesin e zbatimit të ligjit 7501/91, janë shpërndarë rreth 36.500 AMTP që mbulojnë rreth 220.000 parcela toke bujqësore.
Pjesa dërmuese e këtyre AMTP-ve janë ende të pa certifikuara, duke përbërë kështu sfidën e rradhës për institucionin e kadastrës.

Korça dhe treva e saj Maliq – Kolonjë, nuk është thjesht një qytet, por është metropoli i Shqipërisë së Juglindjes.
Pikërisht për t’ju përshtatur këtij statusi, duhet një ritëm tërësisht tjetër pune, të cilin duhet t’a japë kjo Drejtori dhe drejtorja e re Besa Spaho.

Prezantimin e sotëm, po e bëjmë në një ambjent në dukje aspak normal. Po takohemi sot këtu në këtë godinë që sapo i është dhënë institucionit nga Qeveria.
Mjafton të kujtoj këtu se deri tani, zyrat e ish-ALUIZNI-t janë të vendosura që prej vitit 2006, në një apartament në katin e tretë të një pallati privat.
Këto ditë fillon rikostruksioni i saj dhe, pas pak kohe, qytetarët korçarë do të kenë në dispozicion shërbimi ambjente të rinovuara.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008903980255127
array(1) { ["section"]=> string(123) "lame-ne-kadastren-e-rinovuar-te-korces-nxjerr-dokumentin-e-rralle-shikoni-cfare-eshte-respekti-i-korcarit-per-ligjin-220924" }