Lame: Po të ngjallej Princ Vidi do të na gjente si 100 vite më parë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:35 17-03-2015 Lame: Po të ngjallej Princ Vidi do të na gjente si 100 vite më parë Artan Lame duke folur ne ekspoziten per Princ Vidin

Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës u çel sot ekspozita e gazetarit Armand Plaka “Princ Vidi dhe Shqipëria në shtypin austriak të kohës”, ku morën pjesë historianë, studiuesë dhe studentë të shkencave politikë.

Studiuesi dhe koleksionisti Artan Lame ishte i ftuar për të përshëndetur këtë ekspozitë e cilësoi atë të rëndësishme për faktin se sjell një Shqipëri të para 100 viteve, për të na treguar se sa pak kemi ndryshuar në këto 100 vite. Ndërkohë Lame e cilësoi peirudhën e Princ Vidit si një simbolikë të hapjes së parë të portës perëndimore për Shqipërinë pas shekujsh qëndrimi në lindje. “Princ Vidi është varrosur në Bukurueshet, por për një moment  mund të imagjinojmë sikur të ngrihet nga varri dhe të vijë prapë në mbretërinë e tij, në Shqipëri. Jam i bindur se, përveç veshjeve, do të gjente po ata shqiptarë, me apo ato probleme, me po ato debate, me po ato luftëra politike kundër njëri- tjetrit, njësoj siç e la para 100 vitesh. Vidi me kaosin e Shqipërisë së asaj kohe pati një treshe figurash që ia luajtën mendjen deri në fund, Esat Pashën, që komandonte Shqipërinë e Mesme, Ismail Qemalin që pak a shumë komandonte Jugun dhe Preg Bib Dodën, që komandonte katolikët.  Në këtë treshe figurash u sorollat gjithë kohës dhe u mundua të pajtonte interesat e tyre.  Kam frikë se edhe sot do të gjendte tre figura politike që rivalizojnë njëra-tjetrën që shtyjnë, që tërhiqen, e kështu me radhë”, tha Lame.

Më tej ai shtoi se periudha e shkurtër e Vidit ishte dhe hapja e parë e dyerve të Europës për vendin tonë. “Le të pranojmë se nuk është ndonjë meritë e madhe që në 100 vjet të mos kesh ndryshuar. Kemi 100 vjet që ecim drejt Europës dhe periudha e shkurtër e Princ Vidit është hapi i parë i Shqipërisë që po dilte nga një epokë e gjatë lindore dhe këtu qëdnron dhe rëndësia më e madhe e Vidit në raport me Shqipërinë, hapja e dyerve të Europës ndaj nesh.  Duhet parë si simbol i hapjes së perëndimit në Shqipëri  megjithëse sot përsëri mund të na gjente Princi duke u munduar për të arritur në Europë”, theksoi Lame.  Por Lame përfundoi duke u kërkuar studentëve të pranishëm që të punojnë për një Shqipëri më të mirë në mënyrë që siç perifrazoi ai “ta zhgënjejmë Princin kur të vijë”. 

Historiani Prof.Dr. Ksenofon Krisafi e cilësoi punën e Armand Plakës një punë “arkeologjike” dhe vlerësoi pasionin e tij për të risjellë në vëmendje një nga periudhat më të rëndësishme historike të vendit tonë.

Gazetari dhe studiuesi, Armand Plaka, është autori i ekspozitës mbi marrëdhënien e Princ Vidit me shqiptarët, e cila u çel sot në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, me mbështetjen e Shtëpisë Botuese UET-Press dhe do të qëndrojë e hapur për disa ditë. Ekspozita ka një përzgjedhje grafikash, karikaturash e artikujsh të ilustruar, të cilat na japin një ide më të qartë mbi atë se si trajtohej dhe ç’vend zinte Princ Vidi dhe Shqipëria në faqet e shtypit austriak të kohës. Shumica e materialeve janë nxjerrë nga arkiva e revistave satirike e atyre të ilustruara, por edhe gazetave të kohës, veprim të cilin Plaka thotë se e ka bërë qëllimisht, duke iu nënshtruar një përzgjedhjeje sa logjike, aq edhe tematike e kronologjike. “Mesazhi apo teza me të cilën unë kam tentuar të shpreh me këtë iniciativë, është ideja se edhe pas celebrimit të 100-vjetorit të ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri, për të cilën u organizuan shumë aktivitete e sesione shkencore, sërish shumëçka ende ka mbetur e pashfaqur në publik dhe e padokumentuar edhe për vetë studiuesit e fushës”, tha Plaka

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Argëtonin mysafirët në klubin e natës, arrestohen 4 kërcimtare shqiptare
Skandali te Ujësjellësi i Durrësit, në pranga dy persona: Abuzuan me 30 milionë lekë »
Article Logic
Execution time: 0.013218879699707
array(1) { ["section"]=> string(71) "lame-po-te-ngjallej-princ-vidi-do-te-na-gjente-si-100-vite-me-pare-6144" }