Lame shkruan për realitetin LGBT, i përgjigjet Pinderi: Më parë, i hanin duart, tani kush e di se kush i ha…

Publikuar tek: aktualitet, më 15:27 19-05-2015 Lame shkruan për realitetin LGBT, i përgjigjet Pinderi: Më parë, i hanin duart, tani kush e di se kush i ha… Artan Lame dhe Kristi Pinderi

Artan Lame, drejtor i ALUIZNI, ka shkruar sot në gazetën Shqip për çështjen e lëvizjes së LGBT dhe paradës së tyre të 17 majit. Shkruan Lame: “Në Tiranën e ngeshme të së dielës u zhvillua parada e radhës e LGBT-ve. Kronikat thanë se çdo gjë shkoi së mbari. Unë them se shkoi dëm. Dështimi erdhi nga një fakt i thjeshtë, që as organizatorët, as ambasadorët, as Avokati i Popullit, as ata që rrojnë me projekte, as ata që rrojnë me atë punë, e as gjithë ata që prisnin të kish fërkime, nuk e dine” sqaron ai në një artikull të gjatë për të treguar se nuk ka pasur ndonjëherë homofobi ndaj këtij komuniteti. 

Madje Lame i kujton kësaj shtrese edhe një këngë:

“Ç’po na vjen nji vark me vela,

thon se ka manifaktur.

Qenka mbush o me dylbera,

Jalla zot shkarkofshin ktu”.

“Historitë me dylberë e çuna të bukur, janë të pafundme në folklorin tonë, por u spastruan pa gjurmë pas viteve ’50. Historitë e Elbasanit e të Kavajës, edhe ato janë të pafundme në kujtesën tonë historike dhe folklorike, por u spastruan dhunshëm nga diktatura, duke u mbetur pas vetëm një kujtim i deformuar” shkruan Lame, duke thënë në fund të artikullit se shkrimi i tij do ta bënte armik me të gjitha palët. “Unë sot rrezikoj të bëhem armik me të dyja palët. Edhe me LGBT-mbrojtësit, se po ju heq bukën e gojës, edhe me miletin se po ju them se bën vaki t’i kenë pasur gjyshërit e stërgjyshërit qejflinj”.

Por, ashtu sikurse e priste, reagimi i erdhi nga Kristi Pinderi, që e drejton këtë komunitet.

“Artan Lame foli sërish! Nuk kuptohet në foli si inxhinier, koleksionist apo bejtexhi, por në gazetën Shqip shkruante për përfytyrimet e vjetra homoerotike dhe pedofilike të bejtexhinjve, për të na mbushur mendjen se ky vendi ynë është një parajsë për LGBT dhe të vetmit që nuk e pranojnë këtë “parajsë” qënkërkemi ne aktivistët” thotë Pinderi.  “Artan Lame këtë herë foli me bythë (konotacionin negativ kësaj fjale ia ka dhënë komunizmi, sipas Lames, ndaj unë po e përdor në mënyrë gjenuine, pa u ndikuar nga komunistët e pa asnjë kompleks ashtu siç është: bythë!) Foli me bythë se po të fliste mbi arsyetime të mirëfillta historike do të duhet ta dinte se kriminalizimi i homoseksualizmit nuk na erdhi nga komunistët”, shkruan Pinderi.

Ndërkohë që nuk harron të kujtojë edhe një shprehje të përdorur nga vetë Lame, kur aspironte për kandidaturën e vet në Tiranë:  “Artan Lames, të cilit deri para do kohësh ”i hanin duart për punë” në Tiranë, tani kushedi se çfarë i ka ngrënë…” ironizon ai.

Dhe në fund i kujton: “Artan! Patjetër që shumë prej gjyshërve e stërgjyshërve kanë qënë qeflinj. Kush e mohon dot këtë? Por ndryshe nga ti neve historia nuk na shërben për të gjetur ndonjë justifikim për parehatinë që dikush mund të ketë. Neve historia na shërben për të kuptuar se ku i ka rrënjët kjo shoqëri që në vitin  2015 dhunon më të rinjtë e saj vetëm pse ata janë ndryshe. Dhe e di se çfarë kemi kuptuar? Që njerëz si ti janë produkt pikërisht i atyre 70 viteve të mësipërme. Produkt pikërisht i atyre gjyshërve që ti i quan qeflinj, por që për ne janë thjesht kriminalë!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbyset automjeti në Fushë-Krujë, drejtuesi tentoi të shmangte përplasjen
"E-Albania", Rama: Teknologjia lufton korrupsionin »
Article Logic
Execution time: 0.011799097061157
array(1) { ["section"]=> string(109) "lame-shkruan-per-realitetin-lgbt-i-pergjigjet-pinderi-me-pare-i-hanin-duart-tani-kush-e-di-se-kush-i-ha-11506" }