Ditën e djeshme në mesditë Ariela Murati, e cila u qëllua për vdekje nga 23-vjeçari Aldison Belulaj pranë QSUT-së në Tiranë u përcoll për në banesën e fundit në Zharrëz të Fierit.
Të pranishëm në ceremoni ishin jo vetëm miq e familjarë, por edhe studentë e pedagogë të universitetit të juridikut, ku ajo studionte.
Deputetja e PS, Antoneta Dhima i bën një dedikim prekës në facebook, ku shkruan se bashkë me Arielën përcollëm edhe një pjesë të vetes sonë.
“Përcollëm sot në qiell bashkë me Arielën një pjesë të vetes sonë: dashurinë pa fund, sakrificat sublime, shpresën dhe dëshirën e madhe të çdo prindi që fëmijët të jenë si Ariela, po kurrë këtë fat të kobshëm. Nga qielli do na mësosh, se nuk ka mision më të rëndësishëm se jeta e fëmijëve tanë!
U prefsh në paqe, Ëngjëll!”, shkruan deputetja në facebook.