Lamtumirë Lina Ben Mhenni, simbol i Revolucionit Tunizian, ndahet nga jeta sapo mbushi 36 vjeç

Publikuar tek: bota, më 17:24 27-01-2020 Lamtumirë Lina Ben Mhenni, simbol i Revolucionit Tunizian, ndahet nga jeta sapo mbushi 36 vjeç Lina Ben Mhenni

Ishte më e dobët sesa e mendonin të gjithë, Lina Ben Mhenni. Shpirti i saj, që as burgu nuk ia kishte mundur, dukej i pamposhtur, ishte shumë i madh për një vajzë me një fizik si ajo. Admirohej për grintën që tregonte, që nuk e fshehu kurrë, dhe që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Lina u nda nga jeta sapo mbushi 36 vjeç.

Vajza e Sadok Ben Mhenni, militant marksist i burgosur nga Habib Bourghiba, bloger dhe docent në universitetin e Gjuhës, në 2011 Lina kishte marrë një forcë ndërkombëtare duke treguar me postimet e saj në blogun “Një vajzë nga Tunizia”, atë që ajo e konsideronte “Revolucioni i dinjitetit”, derisa arriti që të laureohet në moshën 28 vjeçare si një kandidate për çmimin Nobel për paqen.

Nuk ndaloi me akuzat sidomos ndaj partisë islamike Ennahdha, ishte e kudogjendur me aktivizmin kundër torturës tek mbledhja e librave për të burgosurit. Donte të realizonte endrrën për një Tunizi demokratike e moderne.

Lina kishte problem me veshkat, kishte marrë një organ dhurues nga nëna, por transplanti nuk shkoi mirë. Kushtet e shëndetit u agravuan edhe nga policët që siç denonconte ajo, e dinin shumë mirë se ku ta godisnin. Në muajit e fundit gjendja shendetësore u përkeqësua, miqtë u përpoqen ta bindnin të dilte jashtë shtetit për terapi më të specializuar por ajo vendosi të qëndrojë në Tunizi, sepse siç thoshte “këtu shumë persona kanë nevojë për mua”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017925977706909
array(1) { ["section"]=> string(99) "lamtumire-lina-ben-mhenni-simbol-i-revolucionit-tunizian-ndahet-nga-jeta-sapo-mbushi-36-vjec-193311" }