Lamtumirë portofola dhe karta krediti! Tani paguhet me shenjat e… gishtave!

Publikuar tek: bota, më 19:28 11-04-2016 Lamtumirë portofola dhe karta krediti! Tani paguhet me shenjat e… gishtave!

Lamtumirë portofola, karta krediti dhe celularë! Turistët mund të paguajnë tashmë edhe me shenjat e gishtave në Japoni.

”Duke filluar nga kjo verë, qeveria do të testojë një sistem, fillimisht për turistët, që do të konsistojë në pagesën me anë të shenjave të gishtave, pa nxjerrë nga xhepi para’ të thata apo karta krediti, nëpërmjet një platforme të përkohshme për qëllime tregtare si rastorantet apo hotelet”, shkruan sot ”The Japan News”.

Autoritetet thonë se të dhënat e grumbulluara do të mblidhen në një bazë të dhënash anonime, çka do të mundësojë edhe përpilimin e strategjive për turizmin.

”Turistët që do të mbërrijnë në Japoni do të regjistrojnë gjurmët e gishtave si edhe të dhëna të tjera, sidomos ato të kartës së kreditit, në aeroportet e vendit”, thotë ”The Japan News.

Deri tani, infrastruktura e nevojshme është ngritur në rreth 300 dyqane dhuratash, restorante dhe hotele.

Objektivi është shtrirja e këtij shërbimi në të gjithë vendin, deri në vitin 2020, për Olimpiadën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023081064224243
array(1) { ["section"]=> string(78) "lamtumire-portofola-dhe-karta-krediti-tani-paguhet-me-shenjat-e-gishtave-37422" }