Lancimi i I phone X, Apple thyen një rekord të ri

Publikuar tek: bota, më 09:09 06-11-2017 Lancimi i I phone X, Apple thyen një rekord të ri

Apple ka nxjerrë raportin e ri financiar për shitjen e pajisjeve të prodhuara në tre mujorin e katërt.

Sapo nxorri në treg telefonin e ri Iphone X, kompania bëri të ditur se fitimi ishte 52.6 milion dollarë, që do të thotë 12 përqind më shumë se viti i kaluar dhe më shumë se parashikimi i kompanisë.

Është një vit tepër i  suksesshëm financiar për kompaninë. Në raport thuhen se gjatë tre mujorit të katërt u shitën 46.7 milion Iphone, krahasuar me 41 milion në tre mujorin e tretë, dhe 45.5 milion vitin e kaluar.

Krishtlindjet dhe Black Friday po afrojnë dhe Apple është duke pritur një sezon të suksesshëm.

Në shtator u lancua treshja e Iphone bashkë me seritë Apple Watch 3.

Pritjet tregojnë një konfidencë të madhe në shitjen e Iphone X kështu që blerësit duhet të presin deri në raportin e ardhshëm për të parë fitimet që do të sjelli ky telefon tek kompania.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Autori i masakrës në Teksas, pjesë e grupit neo-nazist?
Shokuese, gruaja sulmohet nga tigri në kopshtin zoologjik, vizitorët në panik »
Article Logic
Execution time: 0.01183009147644
array(1) { ["section"]=> string(54) "lancimi-i-i-phone-x-apple-thyen-nje-rekord-te-ri-98494" }