Landi reagon ndaj urimeve të ditëlindjes: Më e mira NUK ka ardhur ENDE

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:25 17-07-2016 Landi reagon ndaj urimeve të ditëlindjes: Më e mira NUK ka ardhur ENDE

Landi Hysi ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë, fansat e tij, të njohur dhe të panjohur. Në pamundësi për t’iu kthyer urimin të gjithëve, ai ka shkruar në faqen e tij në Instagram, duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen.

“Shumë të dashur familjarë e kushërinj, miq, shoqe e shokë, ish kolege e kolegë, persona të njohur prej kohësh e rishtaz, mbështetës e dashamirës, ju që më keni uruar deri më tash e do më uroni në vazhdimësi kudo, rrjete sociale, sms, telefonata etj. etj.

 Gjithashtu, ky mesazh u drejtohet të gjithë juve që ju kam kthyer përgjigje, si edhe juve të cilëve për arsye pamundësie nuk kam mundur apo nuk do të mund t'ju kthej përgjigje ju them se ju jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj pa fund e fjalë të tepërta gjithçka ndjeni për mua, për atë që jam e për ato vlera që kam.

Ju jam mirënjohës për kritikat e vërteta të cilat kanë përmirësuar personin tim dhe mbështetjen tuaj si edhe faktin që më qëndroni në krah kurdoherë e më pranoni e vlerësoni kështu si jam. 

Ju jeni motori që më vë e mban në lëvizje dhe falë jush do përpiqem gjithmonë për më të mirën. 
Ju dua! 
Më e mira NUK ka ardhur ENDE”- shkruan Landi.

landi.png

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019913196563721
array(1) { ["section"]=> string(75) "landi-reagon-ndaj-urimeve-te-ditelindjes-me-e-mira-nuk-ka-ardhur-ende-46886" }