Lanë përgjysmë mbledhjen në rezidencën e Yuri Kim, Bylykbashi dhe Vasili shkojnë në selinë e PD për takim me Bashën

Publikuar tek: politike, më 12:38 03-06-2020 Lanë përgjysmë mbledhjen në rezidencën e Yuri Kim, Bylykbashi dhe Vasili shkojnë në selinë e PD për takim me Bashën Bylykbashi dhe Vasili

Mbledhja e Këshillit Politik në rezidencën e Yuri Kim është ndërprerë për të rifilluar pak më vonë.

Ndërkaq, menjëherë përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në selinë e PD.

Raportohet se ata janë në zyrën e Bashës duke i raportuar për gjërat që janë diskutuar deri tani në mbledhjen e Këshillit ku marrin pjesë edhe ambasadorja amerikane, ambasadorët e BE, Britanisë, si dhe përfaqësues të OSBE.

Prej orës 11:00 të ditës së sotme, Këshilli Politik u mblodh sot në rezidencën e Kim me ambasadorët, për të dhënë një vendim përfundimtar lidhur me Reformën Zgjedhore.

Pritet që sot të dalë ‘tym i bardhë’ nga kjo mbledhje, edhe pse shumë zëra janë skeptikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098080635070801
array(1) { ["section"]=> string(121) "lane-pergjysme-mbledhjen-ne-rezidencen-e-yuri-kim-bylykbashi-dhe-vasili-shkojne-ne-seline-e-pd-per-takim-me-bashen-208900" }