Lapsusi me Armando Dukën i gazetares së News 24 në edicionin e lajmeve (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:39 14-10-2016

Edicioni i orës 13.30 në News24, qëlloi jo pa surprizë me gazetaren e njohur dhe shumë të vjetër tashmë në profesion Ola Bruko. Bëhet fjalë për vajzën bionde simpatike që drejton Njerëz në Fokus.

Një ngatërresë në kokën e lajmit me titullin që duhet t’i jepte presidentit të FSHF-së, Armando Duka, i cili një natë më parë ishte në studion e News24, përballë gazetarit Rezart Xhaxhiu.

Por Ola, ndoshta për shkak të kakofonisë, apo edhe për atë që të gjithë nën zë e thonë, ngatërron fjalët:

“…I ftuar mbrëmë në “Një natë me xhaxhiun” ishte Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, don…Armando Duka”…Vetë Ola buzëqeshi me ngatërresën që pakkush e kapi, e rregulloi menjëherë përcaktimin për presidentin e FSHF. Në fakt “Don Armando” është dëgjuar jo rrallë…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025375127792358
array(1) { ["section"]=> string(82) "lapsusi-me-armando-duken-i-gazetares-se-news-24-ne-edicionin-e-lajmeve-video-56184" }