Larg protestave e zhurmës politike, në Dhërmiun turistik bëhet ‘nami’... 5 mijë turistë bëhen pjesë e Kala Festival

Publikuar tek: kulture-art, më 17:15 19-06-2019 Larg protestave e zhurmës politike, në Dhërmiun turistik bëhet ‘nami’... 5 mijë turistë bëhen pjesë e Kala Festival

Përtej zhurmës politike, protestave e përleshjeve nëpër KZAZ, ka një “Shqipëri tjetër” e cila ka hyrë zyrtarisht në sezonin turistik.

Në Dhërmiun e bukur të bregdetit të jugut po zhvillohet “KALA FESTIVAL” pas suksesit të jashtëzakonshëm që ky event pati herën e parë.

Rreth 5 mijë turistë anglezë kanë mbushur plazhet e Dhërmiut dhe janë mahnitur jo vetëm nga natyra përrallore e jugut por edhe nga mikpritja që kanë gjetur nga banorët vendas.

Faza e parë e Festivalit ishte nga data 12 qershor deri më 19 qershor dhe faza e dytë do të nisë mbrëmjen e 20 qershorit deri më 25 qershor.

Në Dhërmi, gjatë këtyre ditëve do mund të gjeni muzikë cilësore, peizazhe të mahnitshme, plazhe përrallore, ushqim të mirë dhe mijëra njerëz paqësorë, të dashuruar pas tingujve dhe së bukurës.

45066147_1108476705982138_4238569977357008896_o.jpg

45082954_1108482222648253_1757404028003680256_o.jpg44996488_1108477012648774_2023225322094198784_o.jpg

45047216_1108477099315432_6428716553415426048_o.jpg45140229_1108477192648756_7985013144420352000_o.jpg44985138_1108482619314880_202520975160377344_o.jpg

45085821_1108477389315403_4453209718139125760_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069561004638672
array(1) { ["section"]=> string(116) "larg-protestave-e-zhurmes-politike-ne-dhermiun-turistik-behet-nami-5-mije-turiste-behen-pjese-e-kala-festival-168886" }