Nga 1 shkurti Armand Shkullaku nuk është më drejtor i Informacionit në Abc News dhe kjo ka sjellë shkarkime, largime gazetarësh dhe mbyllje emisionesh në këtë televizion.
Gazetaret Elsa Demo dhe Alisa Braho janë shkarkuar nga puna, shkruan syri.net, dhe emisionet që ato bëin, “Takime Kulture në Abc” dhe “Kofidencë” janë ndërprerë.
Gjithashtu, është shkarkuar nga puna edhe moderatorja e motit, Brikena Priftaj, e cila do të zëvendësohet me një tjetër vajzë, këtë herë të sjellë nga drejtuesit e rinj të televizionit.
Redaktori Dorian Kodra ka dhënë dorëheqjen nga puna dhe mësohet se do të vazhdojë bashkëpunimin me Shkullakun.
Ndërkohë, të tjera lëvizje priten të ndodhin në Abc News.