Largimet masive nga Bindja Demokratike, reagon Astrit Patozi

Publikuar tek: politike, më 20:34 20-05-2019 Largimet masive nga Bindja Demokratike, reagon Astrit Patozi

Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas largimeve të dy kandidatëve për kryetarë bashkie dhe dhjetra kandidatëve për këshillin bashkiak.

Në një postim në profilin e tij zyrtar, Patozi shkruan shkurt: “Kjo është betejë dhe ata që kanë këllqe qëndrojnë, të tjerët largohen”.

Dejvis Hebibasi kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë er Skraparit u tërhoq nga gara, ndërsa partia e Patozit deklaroi se kandidati i tyre ishte kërcënuar për të lënë garën.

Ndërsa ditën e sotme një tjetër kandidat i BD braktisi garën, Salvador Kaçaj i përzgjedhuri për qytetin e Lezhës. Po sot 21 kandidatë të Bindjes për këshilltarë në bashkinë e Fierit u tërhoqën masivisht nga lista.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048484086990356
array(1) { ["section"]=> string(66) "largimet-masive-nga-bindja-demokratike-reagon-astrit-patozi-165044" }