Largimi i azilantëve nga Europa, kthimi fillon nga Greqia

Publikuar tek: bota, më 23:42 26-08-2017 Largimi i azilantëve nga Europa, kthimi fillon nga Greqia

Duke vënë në zbatim konventën e Dublinit shumë shtete të BE-së kanë deklaruar se do të fillojnë menjëherë procedurën e rikthimit në Greqi të refugjatëve që kanë kërkuar azil politik, të cilët për herë të parë kanë regjistruar si pikë hyrje Greqinë.

Gjermania ka bërë gati tashmë një listë me të paktën 400 emra aplikantësh ,por edhe Britania, Franca, Holanda dhe Norvegjia kërkojnë që të kthejnë azilantët në Greqi.

Ministri grek i emigracionit, Giannis Mouzalas ka deklaruar se ky proces do të fillojë menjëherë në muajin e ardhshëm.

Numri i të kthyerve, do të jetë i vogël dhe se ky do të ishte një veprim simbolik dhe një “gjest i vullnetit të mirë” ndaj një vendi që ka pranuar dhjetëra mijëra refugjatë dhe do te ishte absurde në mos një tragjedi rikthimi i mijëra të tjerëve, ka deklaruar Muzalas për britaniken “Guardian”.

Ministri grek ka pranuar gjithashtu se Athina e ka shumë të vështirë integrimin e rreth 50 mijë refugjatëve që mban ajo ne territorin grek, ndërsa vihet re një tendencë në rritje në javët e fundit me valë të reja emigrantesh në ishujt e Egjeut ku ndodhen tashmë rreth 14500 refugjatë.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar OJQ-të ndërkombëtare, të cilat kritikojnë Gjermaninë që ka edhe kushtet edhe nevojën për të dhënë azil dhe për të mbajtur qindra mijëra refugjatë, por po insiston të kundërtën duke i kthyer ata përsëri në Greqi, një vend në krizë dhe me mundësi të pakta për integrimin e tyre, shkruan tch.

Procesi i rikthimit gjithsesi nuk ka të bëjë me refugjatët, të cilët kanë mbërritur në BE para muajit mars të vitit 2017.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01190185546875
array(1) { ["section"]=> string(62) "largimi-i-azilanteve-nga-europa-kthimi-fillon-nga-greqia-90285" }