Largimi i Bajraktarit, Temo Hodaj emërohet shef i Interpol Tirana

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 01-04-2015 Largimi i Bajraktarit, Temo Hodaj emërohet shef i Interpol Tirana

Temo Hodaj është shefi i ri i Interpol Tirana, pas largimit të Artan Bajraktarit në lidhje me çështjen “Frroku”. Komisari Temo Hodaj ka eksperiencë në Policinë Kufitare dhe ka qenë specialist në zyrën e Interpol Tirana ku ka mbajtur postin e shefit të shërbimit kufitar.

Ish shefi i Interpol Tirana Artan Bajraktari fillimisht u arrestua dy ditë më parë nga Forcat e Shërbimit të Brendshëm pas hetimit të mëtejshëm të dosjes “Frroku”, ku ka rezultuar se Bajraktari nuk kanë bërë të mundur dërgimin e kërkesës së “Interpol Brukselit”, në Ministrinë e Drejtësisë për deputetin Mark Frroku. Më pas ai është lënë i lirë nga gjykata e Tiranës e cila ka dhënë masën e arrestit  ‘’detyrim paraqitje’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krim brenda familjes në Gramsh, burri mbyt bashkëshorten
Shkarkohet drejtori i spitalit të Shkodrës, në vend të tij kirurgu Shpëtim Ymeri »
Article Logic
Execution time: 0.011687040328979
array(1) { ["section"]=> string(69) "largimi-i-bajraktarit-temo-hodaj-emerohet-shef-i-interpol-tirana-7559" }