Largimi i Haki Çakos, avokati zbulon faktet: Mund t’i marrë shtetit një thesë me lekë në gjykatë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:51 08-01-2018 Largimi i Haki Çakos, avokati zbulon faktet: Mund t’i marrë shtetit një thesë me lekë në gjykatë

Largimi i Haki Çakos nga drejtimi i Policisë së Shtetit ditën e sotme shkaktoi një bujë të madhe, pasi nga Opozita ishte kërkuar prej kohësh me ngulm largimi i tij.

Por avokati Adriatik Lapaj ka zbuluar një tjetër aspekt të kësaj çështje. Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj shkruan se në VKM thuhet se Haki Çako është liruar nga detyra në kundërshtim me rregullat që parashikon ligji.

“Deri këtu jemi shumë në rregull dhe brenda ligjit, pra Këshilli i Ministrave mund ta liroj ose shkarkojë Drejtorin por ka kritere dhe jo sipas qejfit”,- shkruan Adriatik Lapaj ndër të tjera.

Më tej avokati Lapaj thotë se për shkak të këtyre shkeljeve në largimin nga detyra të Haki Çakos, ky i fundit mund t’i marrë një shumë të madhe parash vendit nëse e çon këtë çështje në Gjykatë.

Më poshtë postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

DY FJALË PËR HAKIUN dhe juristët militant në Kryeministri.
NUK DINË AS TË SHKARKOJNË E AS TË NGARKOJNË.

Sot Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për të "Liruar" nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Deri këtu jemi shumë në rregull dhe brenda ligjit, pra Këshilli i Ministrave mund ta liroj ose shkarkojë Drejtorin por ka kritere dhe jo sipas qejfit.
Si instikt profesional thashë të verifikoj ç'thotë ligji nr. 108/2014 "Për Policinë e Shtetit" për lirimin
 nga detyra. Konkretisht "lirimi nga detyra" i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit parashikohet nga neni 15 pika 1 dhe konkretisht:
Neni 15

1. Drejtori i Policisë së Shtetit lirohet nga 
detyra kur:
a) humbet shtetësinë shqiptare;
b) i përfundon afati i qëndrimit në detyrë dhe 
nuk riemërohet;
c) jep dorëheqjen;
ç) bëhet i paaftë nga ana shëndetësore për 
ushtrimin e funksionit për një periudhë 
kohore mbi 6 muaj;
d) plotëson moshën për pension;
dh) i hiqet ose i kufizohet zotësia për të 
vepruar me vendim gjyqësor të formës së 
prerë.

Nga sa parshikon ligji, nuk rezulton asnjë nga pikat në rastin e Haki Çakos. Pra Hakiu në zbatim të ligjit nuk mund të lirohej sot por duhej të shkarkohej.

Ja ç'thotë neni 15 pika 2 i ligjit 104/2014 për shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit:

2. Drejtori i Policisë së Shtetit shkarkohet 
nga detyra kur:
a) dënohet me vendim gjykate, të formës së 
prerë, për kryerjen e një vepre penale;
b) nuk përmbushen objektivat strategjikë për 
shkak të performancës së ulët të tij.
3. Lirimi dhe shkarkimi i Drejtorit të 
Policisë së Shtetit bëhet me vendim të 
Këshillit të Ministrave, me propozim të 
ministrit përgjegjës.
4. Drejtori i Policisë së Shtetit, pas 
përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, 
nuk rikthehet në strukturat e Policisë së 
Shtetit. Në interes të shërbimit të rendit dhe 
sigurisë publike ai mund të kryejë funksione 
të tjera këshillimore ose pedagogjike. Pas 
përfundimit të mandatit, ish-Drejtori i 
Policisë së Shtetit gëzon trajtim të veçantë, 
të miratuar me vendim të Këshillit të 
Ministrave.

PRA HAKIU DUKE QENË SE ËSHTË LIRUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN DO MARRË NJË THESË ME LEKË NË GJYKATË.

Pastaj ulërisni e bërtisni se e ka fajin gjykata. Unë po të më vinte Hakiu në këto kushte do zbatoja ligjin, do i jepja pagat...

Screenshot_24.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023604154586792
array(1) { ["section"]=> string(101) "largimi-i-haki-cakos-avokati-zbulon-faktet-mund-t-i-marre-shtetit-nje-these-me-leke-ne-gjykate-105884" }