Largimi i Haradinaj, Albin Kurti: Dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar

Publikuar tek: rajon, më 20:49 19-07-2019 Largimi i Haradinaj, Albin Kurti: Dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kurti e quan një dorëheqje të vonuar me arsye të gabuar.

Sipas Kurtit, Haradinaj duhet ta kishtë dhënë dorëheqjen më herët, për shembull kur ndërroi qëndrim për demarkacionin me Malin e Zi.

Kurti shton se për drejtësi të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm, progres shoqëror, demokraci institucionale, menjëherë nevojiten zgjedhje të reja parlamentare

Statusi i plotë:

Dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar

Z.Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Moti është dashur të japë dorëheqje. Psh. kur e ndërroi qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi, kur ia rriti pagën vetvetes, kur emëronte nëpër borde e menaxhmente ndërmarrjesh me mbiemra familjesh e librezë partie, kur me 13 dhjetor 2018 e dha propozimin për marrëveshje "Ahtisaari Plus" me Serbinë, kur e paloi e rrafshoi buxhetin me asfalt, kur e kërcënoi prokurorin Blakaj, kur delegacioni për bisedime me Serbinë i doli anti-kushtetues etj.etj.

Së fundi e pa që mocionin e mosbesimit të opozitës do ta votonin edhe disa prej deputetëve që e kishin mbështetur fillimisht. E kuptoi atë që ia kishim thënë dikur: kryeministrinë e ka pasur si biçikletë hua nga PDK-ja për të bërë ndonjë xhiro...

Ne ishim e jemi kundër Gjykatës Speciale. Kemi nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së. Ata që e votuan, e vunë veten e tyre dhe gjithë Kosovën nën shantazhin e interesave gjeopolitike jashtë kontrollit tonë.

Për drejtësi të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm, progres shoqëror, demokraci institucionale, menjëherë nevojiten zgjedhje të reja parlamentare.

Duhet të flasë populli, të cilin aq shumë e shtypën dhe e zhvatën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13129186630249
array(1) { ["section"]=> string(76) "largimi-i-haradinaj-albin-kurti-doreheqje-e-vonuar-me-arsye-te-gabuar-172719" }