Largimi i Sokol Ballës nga TCH, shkak emisioni për Saimir Tahirin

Publikuar tek: barometri, më 08:23 26-12-2017 Largimi i Sokol Ballës nga TCH, shkak emisioni për Saimir Tahirin

Sokol Balla duket se është larguar përfundimisht nga Top Channel, pas shumë vitesh karrierë në këtë televizion.

Pas largimit nga posti i drejtorit të informacionit, Balla është larguar edhe nga drejtimi i emisionit “Top Story”.

Sokol Balla mungoi në këngën e fundvitit nga ky televizion dhe dyshimet rezultuan të vërteta.

Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel.

Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-drejtori i lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua.

Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022711992263794
array(1) { ["section"]=> string(71) "largimi-i-sokol-balles-nga-tch-shkak-emisioni-per-saimir-tahirin-104365" }