Largimi i të rinjve, Rama: Ndodh në të gjithë botën, ne nuk bëhemi dot si Gjermania

Publikuar tek: politike, më 17:15 01-12-2020 Largimi i të rinjve, Rama: Ndodh në të gjithë botën, ne nuk bëhemi dot si Gjermania

Kryeministri Edi Rama ka folur për fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi.

Ai e quan këtë një efekt të globalizmit që po përhapet në të gjithë botën.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët, Rama tha se ka raste edhe kur të rinjtë e vendeve të BE-së largohen nga vendi për shkak se ekziston një mendësi për të shkuar në një vend që mund të jetë më i zhvilluar.

“Fenomeni i largimit nga vendi për një jetë më të mirë nuk është një fenomen shqiptar por i shtrirën jo vetëm në Europë por edhe në disa prej vendeve të BE. Psh. është rasti i Portugalisë që është anëtar i BE-së që ka regjistruar një numër largimesh që është i konsiderueshëm.

Në kohën kur jetojmë dhe me gjithë transformimin që ka sjellë globalizmi dhe lidhja shumë e shpejtë e njerëzve në çdo cep dhe shumë pranë edhe në zonën më të largët me një mrrokull, është shumë i madh tundimi për t’i thënë vetes pse duhet të rri unë në këtë zonë të largët të varfër dhe të pres zhvillimin kur unë mund të iki dhe të gjej zhvillimin shekullor dy orë larg që këtu. Të bëjmë më të mirën tonë me sa më shumë ambicie, punë dhe durim.

Shqipëria si Gjermania nuk bëhet dot edhe të sjellësh qeverinë gjermane këtu. Kjo është çështje zgjedhje dhe ne kemi zgjedhur të përballemi me këtë sfidë. Shqipëria është shumë e më e mirë se ishte 7 vite më parë. Por Shqipëria që ne duam duhet të jemi shumë e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës dhe për këtë arsye na duhet mandati i tretë që të vazhdojmë rrugën”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur do të hapen universitetet? Kryeministri Rama u përgjigjet studentëve
Rama zbulon se NUK ka një kontratë për vaksinën anti-COVID: Po punojmë që të mos ngelemi mbrapa »
Article Logic
Execution time: 0.011038064956665
array(1) { ["section"]=> string(87) "largimi-i-te-rinjve-rama-ndodh-ne-te-gjithe-boten-ne-nuk-behemi-dot-si-gjermania-229792" }