Largimi i Valdrin Pjetrit, ish-deputeti i PD-së ‘plas bombën’: Ka të tjerë të inkriminuar në listën e PS-së, duhet vetting dhe për politikanët

Publikuar tek: politike, më 17:27 19-08-2019 Largimi i Valdrin Pjetrit, ish-deputeti i PD-së ‘plas bombën’: Ka të tjerë të inkriminuar në listën e PS-së, duhet vetting dhe për politikanët Selia e PD-së

Sekretari për Marrëdhëniet e Jashtme të Partisë Demokratike Gerti Bogdani deklaroi se në radhët e zyrtarëve të Partisë Socialiste ka persona të tjerë të inkriminuar, listë e cila sipas tij kryesohet nga kryebashkiaku i ri i Lezhës Pjerin Ndreu.

‘’Ka dhe të tjerë në listën e personave me të shkruar kriminale, natyrisht në krye të saj është Pjerin Ndreu, por ka edhe të tjerë. Shtatori, me zullumet e kësaj qeverie do të jetë vijim i frontit kundër tij dhe qeverisjes së tij. Ka shumë persona që protestojnë edhe në heshtje kundër kësaj keqqeverisjeje’’, deklaroi në ‘’Faxnews’’ ish-deputeti demokrat.

Në vazhdim, ai kritikoi dhe procesin e vettingut të gjyqtarëve, i cili sipas Bogdanit është bërë në mnëyrë abuzive. Ai deklaroi se ka ardhur koha që të ketë proces vettingu dhe për politikanët shqiptarë.

‘’Valdrin Pjetri nuk është thirrur ende nga Pokuroria, gjithashtu nuk është bërë sekuestrimi i pasurisë së tij dhe argumentimin se si është vënë ajo. Ne e kemi mbështeture procersin e vettingut, por nëse ai vijon të praktikohet me korrektesë. Por deri më sot ky proces është bërë keq, pasi janë përjashtuar gjyqtarë nga sistemi por nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre, por shpresoj që shqiptarët të vijë dita dhe të marrin një proces të mirë të drejtësisë. Duhet patjetër vetting edhe për politikanët”, tha Bogdani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086288452148438
array(1) { ["section"]=> string(144) "largimi-i-valdrin-pjetrit-ish-deputeti-i-pd-se-plas-bomben-ka-te-tjere-te-inkriminuar-ne-listen-e-ps-se-duhet-vetting-dhe-per-politikanet-175803" }