Largimi pas 9 vitesh, kjo është VIDEOJA për Ronaldon që do përlotë çdo tifoz madrilen

Publikuar tek: sport, më 07:00 11-07-2018 Largimi pas 9 vitesh, kjo është VIDEOJA për Ronaldon që do përlotë çdo tifoz madrilen

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojari më i ri i Juventusit.

Gjithçka u zyrtarizua dje, ndërsa CR7 i ka dhënë lamtumirën shokëve të Real Madrid dhe fansave të cilët nuk e kanë fshehur trishtimin e madh për largimin e tij.

Ndërsa Ronaldo iu drejtua fansave me  një letër prekëse, nga ana tjetër Real Madrit në faqet e tij zyrtare ka publikuar një video falenderimi për yllin portugez.

“Faleminderit Cristiano Ronaldo”, shkruhet në diçiturën e videos, ndërsa shfaqen momentet më pikante të këtyre 9 viteve të futbollistit tek Real Madrid.

Ronaldo ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me bardhezinjtë me pagë prej 30 milion euro dhe transfertë prej 105 milion euro.

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042894124984741
array(1) { ["section"]=> string(91) "largimi-pas-9-vitesh-kjo-eshte-videoja-per-ronaldon-qe-do-perlote-cdo-tifoz-madrilen-127484" }