Largohet Eno Popi nga “Wake-Up"?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:23 22-07-2016 Largohet Eno Popi nga “Wake-Up

Vala e ndryshimeve të programacioneve, autorëve dhe prezantuesve në Top-Channel, duket se do të prekë edhe moderatorin e njohur Eno Popi. Sipas revistës “Bordo” Eno Popi do të drejtojë një emision fëmijësh, madje bëhet fjalë për emisionin për të cilin u tha se do ta drejtonte Marina Vjollca.

Nuk dihet ende nëse Eno Popi do të heqë dorë nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, as nga “100 milionë” (i cili nuk është e sigurtë nëse do të jetë në këtë sezon të ri), për t’u angazhuar vetëm me emisionin e fëmijëve.

Eno Popi ka qenë një figurave kryesore ndër vite në Top-Media, por kohët e fundit mesa duket ka ndodhur një krisje e marrëdhënieve mes tij dhe pronarëve. Madje në fund të qershorit, në vend të Top-Awards, ai zgjodhi koncertin e Coldplay, duke munguar kështu në një vend të rëndësishëm për Top-Channel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085229873657227
array(1) { ["section"]=> string(35) "largohet-eno-popi-nga-wake-up-47395" }