Largohet nga detyra kreu i Albpetrol, drejtimin e kompanisë e merr ish-kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqaj

Publikuar tek: aktualitet, më 19:47 27-09-2020 Largohet nga detyra kreu i Albpetrol, drejtimin e kompanisë e merr ish-kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqaj

Albpetroli do të ketë një drejtues të ri, pas largimit nga detyra të ish-drejtorit Gent Gazheli.

Drejtimin e kompanisë do ta marrë nëj figurë mjaft e njohur në Fier, ish0kryebashkiaku i këtij qyteti, Baftjar Zeqaj.

Ai është një personazh mjaft i njohur dhe me influencë pozitive në Fier, pasi ka drejtuar bashkinë e këtij qyteti për 3 mandate, ndërsa ka qenë edhe Prefekt në një mandat.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtarisht emërimi i tij, burime bëjnë të ditur se Zeqaj do të prezantohet në fillimin e javës që vjen.

Me vendosjen e tij në krye të Albpetrol shpresohet që t’u jepet fund problemeve që kjo kompani ka patur ndër vite, pasi Zeqaj është me profesion inxhinier dhe e di mirë se çfarë duhet të bëjë për ta ngritur sërish këtë kompani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013027906417847
array(1) { ["section"]=> string(113) "largohet-nga-detyra-kreu-i-albpetrol-drejtimin-e-kompanise-e-merr-ish-kryebashkiaku-i-fierit-baftjar-zeqaj-221875" }