Largohet nga politika, kundërshtarët: Do të na mungosh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:13 12-06-2019 Largohet nga politika, kundërshtarët: Do të na mungosh

-Një tjetër shembull suedez për politikanët shqiptarë.

Tek ne urojnë vdekjen për rivalin politik, në Suedi urojnë për jetë të qetë familjare.

Jan Björklund, kryetari i Partisë Liberale në Suedi, u largua sot nga politika, një ikje e paralajmëruar e tij qysh në shkurt 2019, pas rezultateve të dobëta të partisë që ai drejtoi në zgjedhjet e fundit politike të vitit të kaluar. Vlen të theksohet se Björklund ikën nga politika në moshën 57 vjeçare, duke u rikthyer në profesion; në verë ai regjistrohet si oficer në rezervë.

Largimi nga politika pas 12 vitesh të drejtimit të partisë nuk është i vetmi akt për të cilin ia vlen të shkruhet në këtë rast. Një tjetër arsye përse po i referohem kësaj ngjarje është padyshim edhe mënyra sesi kolegët, drejtues të partive të tjera u ndanë me të në sallën e Parlamentit, aty ku më së shumti kanë debatuar dhe argumentuar, shpesh edhe me tone të ashpra. Secili nga kryetarët e partive vuri në dukje cilësitë e tij si polemist dhe kontributin e tij në qeveri dhe gjatë kohës së opozitës. Madje, ishin pikërisht politikanët kundërshtarë me të që i deklaruan se do të na mungojë prania jote në debatin në parlament dhe në politikën suedeze në pergjithesi.

Nuk e di a ja vlen të krahasojmë sesa larg jemi ne shqiptarët edhe në këtë drejtim? E para, duhet thënë se nuk ka asnjë politikan në Shqipëri apo Kosovë që e lë politikën, në moshë kaq të re, pasi politika te ne shihet si mjet për të bërë pasuri. Dhe në të vërtetë nuk kanë "faj", sepse duke mos pasur asnjë profesion e duke mos pasur asnjë ditë pune në shtet apo privat ( ose edhe me diploma false), politikanët tanë nuk kanë se ku të shkojnë. Ndaj i mbesin në derë politikës, duke e zënë atë dhe mbajtur mbyllur për të rinjtë.

E dyta, në Shqipëri i ndjeri Sabri Godo dhe më pas Nano e Berisha kanë dhënë dorëheqje pasi kanë humbur votime politike të pa kontestuara. Të tjerë liderë partish kanë vegjetuar në selitë e tyre, duke pritur kockat e pushtetit, siç psh rasti i fundit i Gjinushit. Në Kosovë gjithashtu kryetarët e partive nuk ikin pa sherr me bashkëpunëtorët e tyre, por duhet thënë se krahasuar me Shqipërinë politika është më e emancipuar.

Së treti, a e imagjinoni dot një ceremoni të ngjashme në parlamentin e Tiranës apo Prishtinës, nëse larg qoftë Edi Rama apo Hashim Thaçi, Lulzim Basha apo Rasmush Haradinaj japin dorëheqjen? Politikanët tanë përkundrazi duan ti largojnë nga postet kolegët e tyre dhe mundësisht ti shohin të digjen mes flakësh, në hell.

Çështje mentaliteti, mungesë respekti për qytetarin, institucionin, politikën, njëri tjetrin dhe gjithçka tjetër, vetëm qytetari jo. Fatkeqesisht!/ Publikuar nga Arben Vata

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071182250976562
array(1) { ["section"]=> string(59) "largohet-nga-politika-kundershtaret-do-te-na-mungosh-167940" }