Pas një jetë të tërë në televizion dhe në drejtim të edicioneve informative fillimisht në TVSH dhe më pas në disa telezioneve private, Reis Ciço është pensionuar.
Mësohet se moderatori i njohur nuk do të jetë më në krye të edicionit informativ të orës 17:30.
Ndërkaq mësohet se zëvendësuesi i Reis Ciços në edicionin e lajmeve të orës 19:30 në Tv Klan, do të jetë Drini Zeqo, që deri më tani kishte drejtuar kryesisht lajmet drekës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drini Zeqo në rrjetet sociale, ku ka konfirmuar se “këtë sezon do jemi bashkë çdo ditë në orën 19:30”.