'Lasgushi' rikthen në Shqipëri qytetarët e izoluar nëpër botë, do të vetëkarantinohen 14 ditë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 26-03-2020 'Lasgushi' rikthen në Shqipëri qytetarët e izoluar nëpër botë, do të vetëkarantinohen 14 ditë Foto ilustruese

Disa shqiptarë që ishin të izoluar nëpër botë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, janë kthyer në Shqipëri.

"Lasgushi" është avioni me të cilin ata kanë udhëtuar, ndërsa do t'u duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar për 14 ditë në shtëpitë e tyre, sipas rregullit që ka vendosur qeveria, e sugjeruar nga OBSH.

Avioni është nisur nga Turqia, për të mbërritur në aeroportin 'Nënë Tereza'.

Shqiptarët e kthyer kishin udhëtuar drejt shteteve të tjera për vizita ose për punë, ndërsa shprehen se do t'i binden rregullit për të qëndruar në vetëizolim për 2 javë.

Ndërkohë bëhet me dije se ka edhe shumë shqiptarë të tjerë që janë të izoluar në vende të ndryshme si pasojë e koronavirusit, por nuk lejohen të vijnë në Shqipëri, pasi është i ndaluar udhëtimi i pasagjerëve.
 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088021755218506
array(1) { ["section"]=> string(97) "lasgushi-rikthen-ne-shqiperi-qytetaret-e-izoluar-neper-bote-do-te-vetekarantinohen-14-dite-200115" }