Lavrov dhe Çavushoglu takohen për herë të parë pas normalizimit të marrëdhënieve Rusi-Turqi

Publikuar tek: bota, më 17:50 01-07-2016 Lavrov dhe Çavushoglu takohen për herë të parë pas normalizimit të marrëdhënieve Rusi-Turqi

Përfundoi takimi mes Ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlut Çavushoglu dhe homologut të tij rus Sergey Lavrov në qytetin Soçi të Rusisë.

Çavushoglu, ministri i parë turk që organizon takim në Rusi pas krizës mes këtyre dy shteteve që filloi më 24 nëntor të vitit të kaluar me rrëzimin e avionit rus, takimin e tij me kryediplomatin rus Lavrov e zhvilloi në hotelin rus në Soçi, hotel ky në të cilin zhvillohen takimet zyrtare.

Në deklaratën e shkurtër në fillim të takimit, Çavushoglu e falënderoi Lavrovin për ftesën dhe pritjen e ngrohtë në këtë mbledhje (Mbledhja e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi) që është me rëndësi për kohën aktuale.

Duke theksuar se po festohet 25-vjetori i kësaj organizate, Çavushoglu theksoi se kontributet e Turqisë dhe Rusisë në këtë organizim janë shumë efektive.

Çavushoglu rikujtoi se presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan i kishte dërguar letër presidentit rus Vladimir Putin e më pas kishin zhvilluar edhe bisedë telefonike, duke shtuar më tej se “Kjo qe shumë konstruktive dhe pozitive. Edhe neve na u dhanë udhëzime për temat që do të diskutoheshin për normalizimin e marrëdhënieve tona dhe ngritja e tyre në nivelin e dëshiruar".

Nga ana tjetër, Lavrov e falënderoi ministrin turk për pjesëmarrjen në Mbledhjen e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi.

Duke vënë në dukje se në këtë mbledhje u mundësua që palët të zhvillojnë edhe takime dypalëshe, Lavrov potencoi se do të ndërmarrin hapa praktikë për normalizimin e marrëdhënieve sipas mesazhit që presidenti Erdogan ia dërgoi homologut të tij Putin dhe pas bisedës telefonike mes tyre.

Pas xhirimeve të shkurtëra nga mediat, takimi mes Lavrov dhe Çavushoglu kaloi në dyer të mbyllura dhe zgjati 36 minuta.

Për herë të fundit Çavushoglu dhe Lavrov u takuan më 3 dhjetor në mbledhjen Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që u mbajt në Beograd.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përsëriten zgjedhjet presidenciale në Austri, rrezik për ardhjen në pushtet të radikalëve të djathtë
Televizion amerikan jep lajmin e bustit të Hillary-t në Sarandë, por shokohen nga spikerja shqiptare (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010984897613525
array(1) { ["section"]=> string(97) "lavrov-dhe-cavushoglu-takohen-per-here-te-pare-pas-normalizimit-te-marredhenieve-rusi-turqi-45222" }