Lavrov rrëfen bisedën me Daçiç pas ndalimit të trenit, flet edhe për një paketë post-kristiane të BE-së për Ballkanin

Publikuar tek: bota, më 17:31 17-01-2017 Lavrov rrëfen bisedën me Daçiç pas ndalimit të trenit, flet edhe për një paketë post-kristiane të BE-së për Ballkanin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Segey Lavrov ka rrëfyer bisedën telefonike që ka zhvilluar me homologun serb, Ivica Daçiç, pasi Prishtina zyrtare vendosi të ndalonte trenin e linjës Beograd-Mitrovicë, mbi të cilin shkruhej “Kosova është Serbi”.

“Lidhur me situatën e krijuar mes Beogradit dhe Prishtinës për trenin, ministri i jashtëm serb Ivica Daçic më telefonoi menjëherë pas ngjarjes dhe ne analizuam atë se çfarë ndodhi”, u shpreh Lavrorv.

Gjatë konferencës me gazetarët, Lavrov tha se policia shqiptare nuk duhet qëndrojë në veriun e Kosovës që është i populluar nga serbët, ndërsa kërkoi ndërhyrjen e Brukselit për qetësimin e situatës.

Sa i përket mundësisë së një lufte të re në Ballkan, ide e nxitur pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, ministri i Jashtëm i Rusisë theksoi se kjo duhet shmangur me çdo kusht.

Por, Sergey Lavrov ka folur për herë të parë edhe “për një paketë të re, moderne, post-kristiane”, që sipas tij, “po u imponohet të gjitha kombeve në Ballkan, bazuar në të ashtuquajturat vlera Europiane”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01849102973938
array(1) { ["section"]=> string(122) "lavrov-rrefen-biseden-me-dacic-pas-ndalimit-te-trenit-flet-edhe-per-nje-pakete-post-kristiane-te-be-se-per-ballkanin-65796" }