Dy persona të shpallur në kërkim disa herë, emrat e të cilëve janë publikuar edhe në listën e personave në kërkim nga Policia e Gjirokastrës gjatë askioneve në fshatin Lazarat, kanë rënë sot në prangat e policisë.
Alim Hallaçi i akuzuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” për të cilin është dhënë masa “arrest në burg” dhe Lefter Boçia i akuzuar për “heqje të paligjshme të lirisë” janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Ata ishin shpallur në kërkim rreth 1 vit më parë.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i dy personave më lart erdhi si rezultat i një operacioni të mireorganizuar nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i dy shtetasve nga Alim Hallaçi, 46 vjeç banues në fshatin Lazarat,Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së parë Gjirokastër me Vendim Nr.532,datë 21.11.2014 ka caktuar në ngarkim të këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale e sipërcituara.
Lefter Bocia, 52 vjeç, lindur në Lazarat Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi, më datën 25.08.2015, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur “Vreshtat e fshatit Dervician” , per motive banale, ka lidhur me litar e goditur me grusht dhe me shkop druri në kokë dhe në trup duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe më pas e ka futur në bagazhin e makinës së tij, shtetasin K.M , 27 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër.