Arrestohet personi i dytë në Lazarat i shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si pjesëtar i grupit të armatosur.
30 vjeçari Sinan Rabaj është arrestuar pas aksionit të forcave speciale RENEA, ndërsa tre persona të tjerë që figurojnë në listën e personave të kërkuar, Gerald Bime, 17 vjeç dhe Xhemil Gjolleshi kanë dalë në studion e TV "News24" nga ku kanë mohuar akuzat për lidhjet me grupin e zjarrin në Lazarat. Operacioni i policisë po vazhdon prej rreth një ore.