Lazarat/ Hidhet në erë shtylla elektrike, pas kontrollit policia gjen 12 kg tritol

Publikuar tek: aktualitet, më 08:49 19-03-2015 Lazarat/ Hidhet në erë shtylla elektrike, pas kontrollit policia gjen 12 kg tritol Vendi ku u gjetën 12 kg tritol

Duket se banorët e Lazaratit nuk kanë qenë fort të bindur pas vizitës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi për të bashkëpunuar dhe për t’u distancuar nga krimi. Pas të shtënave kundër patrullës së policisë, dje një ngjarje tjetër kriminale ka ndodhur në fshat. Persona që nuk janë identifikuar ende, kanë hedhur në erë një shtyllë elektrike. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur një aksion nga Forcat e Policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër,Renea e FNSH, për kapjen a autorëve dhe pas kontrollit në fshatin Lazarat sekuestroi 12 kg tritol në një tunel. Tritoli u gjet rreth orës 9:00 në vendin e quajtur “Përroi i Haliqit”.

Ngjarja ka ndodhur natën e djeshme në orë 23:14 minuta. Shtylla e shpërthyer ndodhet në vendin e quajtuar “Pularia’’. Sipas policisë nga shpërthimio ka patur vetëm dëme material. Në shtyllë ishte vendosur rreth 100 gramë eksploziv.

Në kohën kur në Tiranë ka alarme false për bomba çdo ditë, në Lazarat alarmet kanë rezultuar të vërteta. Hedhja e shtyllave elektrike në erë konsiderohen vepra terroriste.

Dje Didi theksoi se nuk do të lejojnë asnjë veprimtari të paligjshme dhe se po monitorojnë me rigorozitet dhe kujdes të veçantë edhe mbjelljen e kanabis sativës, pasi kjo periudhë përkon edhe me kohën më të favorshme për të kultivuar lëndën e paligjshme.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfehet Toni: Atentati ndaj meje në 1 shtator, i lidhur me akuzat e Tom Doshit
DASH: Shqipëria burim marjuhane, vend tranzit për kokainën e heroinën »
Article Logic
Execution time: 0.011826038360596
array(1) { ["section"]=> string(86) "lazarat-hidhet-ne-ere-shtylla-elektrike-pas-kontrrollit-policia-gjen-12-kg-tritol-6304" }