Lazarati prej dy ditësh pa energji, denoncon deputeti: E qëllimshme, duan që banorët të largohen

Publikuar tek: politike, më 22:54 05-02-2018 Lazarati prej dy ditësh pa energji, denoncon deputeti: E qëllimshme, duan që banorët të largohen

Fshati i Lazaratit në Gjirokastër ka dy ditë pa energji elektike.

Shkak është bërë rrëzimi i një shtylle tensioni. Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu është shprehur se në fakt e gjitha kjo është e qëllimshme pasi fshati po diskriminohet.

Sipas Shehut, qeveritarët duan të detyrojnë banorët që të braktisin fshatin, pasi shkaku teknik është banal.

Reagimi i plotë:

Shkaku teknik pse Lazarati prej kater ditesh eshte pa energji elektrike eshte banal:
Rrezimi i nje shtylle te thjeshte te tranzmetimit, shtylle te cilen vete banoret e vendosen sot, mbas nje pritje te gjate.
Dhe askush nuk po shkon te beje lidhjet, aq me keq askush nuk i pergjigjet as thirjeve telefonike.
Shkaku i vertete eshte fakti se Lazarati po diskriminohet.
Zhulati, Buzi, Krasi, Dropulli....po dikriminohen.
Gjirokastra e i gjithe Qarku po diskriminohen, duke detyruar banoret ta braktisin ate.
Turp i vertete ky! 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012909889221191
array(1) { ["section"]=> string(100) "lazarati-prej-dy-ditesh-pa-energji-denoncon-deputeti-e-qellimshme-duan-qe-banoret-te-largohen-109263" }