Lazim Destani, miliarderi i njohur shqiptar në Samitin e Diasporës: Jemi të gatshëm për zhvillimin e atdheut

Publikuar tek: ekonomi, më 18:08 19-11-2016 Lazim Destani, miliarderi i njohur shqiptar në Samitin e Diasporës: Jemi të gatshëm për zhvillimin e atdheut

Lazim Destani, biznesmen i suksesshëm në disa shtete të botës, President Nderi i Unionit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë thotë se diaspora shqiptare është e gatshme të luajë rolin e saj për zhvillimin e vendit.

Duke marrë fjalën në samitin që po zhvillohet në Tiranë, në panelin për rolin e diapsorës në zhvillimin ekonomik, vlerësoi se te diaspora jonë ekziston potencial jo vetëm në ekonomi dhe financa, por mbi të gjitha është potenciali i dijeve që shqiptarët kanë marrë duke qënë partnerë në biznese në të gjithë botën. Ky potencial, thotë ai, duhet të kanalizohet në mënyrë të drejtë e saktë.

Komuniteti shqiptar, shprehet ai, gjithnjë janë organizuar në nivele shoqatash nëpër vendet ku veprojnë, duke mos patur një bashkëpunim të mirëfilltë, si] kanë shumë komunitete të tjera në botë.

“Vetëm dërgesat që vijn ë nga diaspora përbëjnë një vlerë të madhe të produktit vendor në trojet tona. Po ta marrësh në konsideratë edhe potencialin intensiv, kjo vlerë mund të dyfishohet. Kjo tregon se thujase nuk ka kategori tjetër ekonomike më të rëndësishme se ky potencial, ndaj mendoj se është filluar shumë drejtë me vendosjen e disporës si potencial për zhvllim”, deklaroin Destani.

Një hap konkret shumë i nevojshëm do të ishte, sipas Destanit, themelimi i një fondi investimesh, pse jo edhe nëj banke me kapital të emigrantëve shqiptarë. Unë, vijon ai, si afarist në tregjet globale prej vitesh po bëj përpjekje që potencialin investim ta orientojmë sa më shumë drejt tregjeve tona shqiptare. Deri më sot, shprehet ai, kemi parë investime të konsiderueshme në Kosovë e Maqedoni, ndërsa që nga viti 2014 edhe në Shqipëri .

Lazim Destani është babai i aktorit të njohur, Blerim Destani.

blerim.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023715019226074
array(1) { ["section"]=> string(112) "lazim-destani-miliarderi-i-njohur-shqiptar-ne-samitin-e-diaspores-jemi-te-gatshem-per-zhvillimin-e-atdheut-60049" }