Le Pen: Pas “Brexit” dhe Trump, Europa do të rizgjohet në 2017

Publikuar tek: bota, më 16:10 21-01-2017 Le Pen: Pas “Brexit” dhe Trump, Europa do të rizgjohet në 2017

Francezja Marine Le Pen u shpreh gjatë një kongresi që po mbahet sot në Gjermani për të drejtat ekstreme dhe populiste në Europë, si një zgjim i popujve europianë në 2017, vit zgjedhor i rëndësishëm në disa shtete të Bashkimit Europian.

Pas suksese befasuese të “Brexit” dhe të Donald Trumpit në SHBA, 2016 ka qenë viti i rizgjimit të botës anglosaksone. 2017 do të jetë, e them me bindje, viti i rizgjimit për popujt e Europës Kontinentale”, deklaroi ajo në Coblence gjatë një takimi të partive anëtare të grupit Europa e kombeve dhe e Lirive (ENL) e Parlamentit Europian.

“Tashmë duhet të kalojmë në fazën e ardhshme, fazën ku nuk do të kënaqemi më me faktin e të qënit një pakicë në Parlamentin Europian, fazën ku do të marrim shumicën në çdo proces votimi”, u shpreh udhëheqësja e Frontit Kombëtar (FN), e cila mori duartrokitjen e disa qindra personave të pranishëm në këtë takim.

Përveç presidencialeve franceze të pranverës ku Le Pen është kandidate, ajo aspiron fitoren e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të Frauke Petry në legjislativet e 24 shtatorit dhe në Holandë të Partisë për Liri (PVV) e Geert Wilders në zgjedhjet e marsit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen ministrja e Kulturës dhe zyrtari i Presidencës, futën kritikët në listën e zezë
Identifikohet shqiptari që do kryente sulm terrorist në Austri, ishte pjesë e grupit ‘Abou-Chaker’, babai: Nuk kisha dijeni »
Article Logic
Execution time: 0.012933015823364
array(1) { ["section"]=> string(64) "le-pen-pas-brexit-dhe-trump-europa-do-te-rizgjohet-ne-2017-66217" }