Le Pen pranon humbjen: Uroj Macron për fitoren. Do vazhdojmë betejnë për Francën e lirë

Publikuar tek: bota, më 19:19 07-05-2017 Le Pen pranon humbjen: Uroj Macron për fitoren. Do vazhdojmë betejnë për Francën e lirë

Kandidatja e partisë së qendrës së majtë për zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, në një deklaratë për media ka pranuar humbjen.

Le Pen u shpreh se beteja e patriotëve kundër globalizmit dhe për një Francë të lirë do vazhdojë në zgjedhjet parlamentare.

“E telefonova Macron për ta uruar për fitoren. Qytetarët kanë bërë zgjedhjen sot dhe zgjedhja është për vazhdimësi. Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën.

Ne tashmë kemi një president të ri. Ne do të vazhdojmë betejën për për ata që duan ta shohin Francën të lirë. I kërkoj të gjithë patriotëve të bashkohen me ne që në të ardhmen të fitojmë në zgjedhjet parlamentare. Vive la France”, deklaroi Le Pen. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Exit Poll-et në Francë: Ja cili kandidat është pranë fitores së thellë
Presidenti më i ri, 39-vjeçari Emmanuel Macron fiton garën presidenciale në Francë »
Article Logic
Execution time: 0.010662078857422
array(1) { ["section"]=> string(91) "le-pen-pranon-humbjen-uroj-macron-per-fitoren-do-vazhdojme-betejne-per-francen-e-lire-77821" }