“Le të shkojnë 1 mijë padi për Veliajn”, Rama: Paditë tek SPAK janë bërë pjesë e kësaj propagande nga ata që ushqejnë me llum…(E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 12:47 26-01-2021 “Le të shkojnë 1 mijë padi për Veliajn”, Rama: Paditë tek SPAK janë bërë pjesë e kësaj propagande nga ata që ushqejnë me llum…(E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tona të larta në konferencën e sotme në lidhje me përgjimet italiane.

Rama tha se përgjimet e anti-mafias italiane janë hetuar nga prokuroria italiane dhe çështja është mbyllur. Ai tha se SPAK nuk do udhëzime nga ai dhe e di punën e vet.

Më tej, ai foli edhe për padinë e sotme në SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj, nga ana e nismës Thurje, ku tha se nuk i intereson dhe se kjo është një “llum” i PD-së, pasi nuk kanë mënyrë tjetër për të fituar zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Është e pajetushëm në këtë zallamahi në këtë poshtërsi, në këtë masakradë balte shpjfje dhe poshtërie. Kjo është pak, por është e sigurt këtë që i bëjnë Shqipërisë ata që kanë një mikrofon janë gati të shkelin Shqipërinë, duke i përhapur kudo një nam të paramenduar. Ka pastrim në Shqipëri? parash. Ka kush thotë jo gënjen. Mos e bëni Shqipërinë pjesë të kazanit që e rrotulloni gjithë ditën.

Shko pyte (e ka për Taulant Ballën) unë të them jo ju, unë të tregoj ujkun ti tregon gjurmët. Si mund të bëhet politikë dhe duke i bërë vendit nënën cfarë fitohet këtu. Ce do at fitore se bërë pesë veta më shumë të neveriten e të thonë se ky vend nuk bëhet. Si mund ta funizoni këtë milet me këto dokrra. Jepe lajmin përmendet, por prokuroria thotë se këto mafioz si përfundim, kanë hapur një dyqan për shitjen e rrobave të punës, por që nuk ka ecur dhe e kanë mbyllur.

Çështja është ezauruar nga prokuroria përkatëse. Dhe ndërkohë pse jam unë që duhet ta kërkojë këtë gjë. SPAK e di punën e vet. Nëse ka dicka ta hetoj.

Sic nuk jeni të gjithë njësoj edhe politikanët nuk janë njësoj. Por ka përgjegjësi keni dhe ju që duke krijuar dhe ju lajme ku nga 10, 9 janë gënjeshtra dhe një e vërtetë. Ca kërkon në këtë rast se është hata e madh kjo ca kërkon për cfarë pyet. 

Ka paditur Thurja Erion Veliajn. Le të shkojnë. Të shkojnë 1 mjijë padi për të gjithë. Paditë tek SPAK-u janë bërë pjesë e kësaj propagande, nga ata që ushqejnë me llum, se s’kanë asnjë ide tjetër sesi të fitojnë zgjedhjet. Pikërisht se nuk jemi të gjithë njësoj, unë po mbaj të njëjtin qëndrim për të gjithë ata.” tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vaksinat anti-Covid, Edi Rama: Flasim 7 herë në ditë me Pfizer, shpresoj të kemi lajme të mira
»
Article Logic
Execution time: 0.013790130615234
array(1) { ["section"]=> string(136) "le-te-shkojne-1-mije-padi-per-veliajn-rama-padite-tek-spak-jane-bere-pjese-e-kesaj-propagande-nga-ata-qe-ushqejne-me-llum-e-plote-236454" }