Leclerc 'magjeps' botën e Formula 1, Ferrari rikthehet tek fitorja

Publikuar tek: sport, më 20:54 01-09-2019 Leclerc 'magjeps' botën e Formula 1, Ferrari rikthehet tek fitorja

Ka përfunduar gara e Formula 1 në pistën e “Spa-Francorchamps” në Belgjikë.

Gara e sotme pritej emocionuese dhe ashtu ndodhi. Me një Ferrari të shfaqur në formë gjatë provave zyrtare, Mercedes do të përdorte të gjithë fuqinë e tij për të marr podiumin në garën e sotme pasi të dy pilotët e Mercedes, Hamilton e Bottas, niseshin pas Leclerc dhe Vettel.

Në start “shkëndijën” e parë e dha Hamilton i cili parakaloi gjermanin Vettel por ky i fundit rekuperoi çdogjë në vijën e drejt të pistës.

Lufta midis pilotëve të Ferrarit me Mercedes ka qenë e fortë gjatë gjithë kohës ku Hamilton ka arritur të parakaloi Vettel në xhiron e 33 dhe më pas britaniku u bë kërcënim për pilotin tjetër të Ferrarit Leclerc i cili ndodhej në vendin e parë.

Leclerc ka arritur të bëj një garë fantastike, djaloshi i ri i Ferrarit, ka kthyer skuderinë e tij tek vendi i parë dhe ka rihapur garën midis skuderive.

Në xhiron e 19 të garës, të gjithë tifozët u ngritën në këmb për djaloshin Anthoine Hubert, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik ditën e djeshme në Formula 2.

brendaferrrari.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008591890335083
array(1) { ["section"]=> string(70) "leclerc-magjeps-boten-e-formula-1-ferrari-rikthehet-tek-fitorja-176987" }