Ledion Liço flet për ndryshimet në “Top Channel”: Shqipëri hesapi, çfarë s’bën vaki

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:47 06-09-2016 Ledion Liço flet për ndryshimet në “Top Channel”: Shqipëri hesapi, çfarë s’bën vaki

Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm lidhur me ndryshimet që pritet të pësojë spektakli i talenteve në “Top Channel”, “The voice of Albania”.

Sipas artikullit, në këtë edicion priten emra të rinj në radhët e trajnerëve teksa përflitej për ndryshime edhe në prezantim. Kjo e fundit rezulton e pavërtetë. Këtë na e konfirmoi vetë moderatori i këtij spektakli Ledion Liço.

Në një komunikim me “Revistawho”, Ledioni sqaroi se roli i tij do të mbetet i pandryshuar të paktën edhe për 2 vitet e ardhshme. “Unë kam një kontratë për ta prezantuar “The Voice” edhe për dy sezone, nga 7 gjithsej.

Dhe nuk më kanë komunikuar që nuk do të jem. Por çfarë s’bën vaki se Shqipëri hesapi. Meqë po pres një bebush, mbase ma bëjnë dhe mua si Arbanës”, ka përfunduar Ledioni me shaka. Spektakli i zërave më të mirë pritet të fillojë së shpejti dhe vetëm me nisjen e tij do të shuhen të gjitha polemikat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01999306678772
array(1) { ["section"]=> string(85) "ledion-lico-flet-per-ndryshimet-ne-top-channel-shqiperi-hesapi-cfare-s-ben-vaki-52112" }