Ledri dhe Adela në prag të ndarjes? Burimet: U bë kohë që vetëm grinden

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:23 22-10-2016 Ledri dhe Adela në prag të ndarjes? Burimet: U bë kohë që vetëm grinden

Prej disa muajsh tashmë Ledri Vula ka konfirmuar lidhjen e tij me juristen shqiptare Adela Sollaku. “Zemrën ma ka fituar veçse me dashuri, sepse vetëm ashtu mund të ta fitoje dikush zemrën, por gjithashtu edhe me tipin dhe sa e shoqërueshme është”,- ka thënë Ledri teksa konfirmonte romancën disamujore.

Ndonëse është treguar gjithmonë i rezervuar dhe është përpjekur ta mbajë lidhjen larg vëmendjes mediatike, çifti thuhej se ishin mjaft të dashuruar dhe nga dita në ditë lidhja e tyre konsolidohej edhe më shumë. Koncertet e Ledrit kanë qenë natyrisht një pengesë për raportin në çift, megjithatë, Adela përpiqej ta shoqëronte sa më shumë të mundej nga shteti në shtet reperin nga Kosova. Por duket se durimit të shqiptares për udhëtimet e shumta të Ledrit duket se i ka ardhur fundi. Të paktën kështu konfirmojnë burime të “Bluetooth”, sipas të cilave, çifti Adela Sollaku dhe Ledri Vula janë në krizë.

Në fakt, miq të afërt të Ledrit tregojnë se kriza mes tyre po zgjat prej disa kohësh dhe nuk është aspak çudi që në një nga këto ditë reperi të deklarojë se është sërish “single”.

“Janë në prag të ndarjes, u bënë disa kohë që vetëm grinden dhe janë larguar nga njëri-tjetri”, rrëfejnë burimet.

Disa muaj më parë, pas publikimit të një fotoje të familjes së Ledrit, ku e pranishme ishte edhe Adela, reperi u detyrua të pranonte romancën e tij duke thënë se, “Po, është e vërtetë që jam në lidhje me Adelën. Konsideroj që jeta private duhet të mbetet e tillë, mirëpo për hir të fansave dhe publikut unë them edhe një herë që jam në lidhje me Adelën”, – ka deklaruar Ledri, i cili hodhi poshtë zërat se ata të dy ishin fejuar. “Adela është një vajzë me të gjitha tiparet që unë i kam vlerësuar dhe i vlerësoj, prandaj jam me të”, pati thënë ai. (Bluetooth)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020697116851807
array(1) { ["section"]=> string(75) "ledri-dhe-adela-ne-prag-te-ndarjes-burimet-u-be-kohe-qe-vetem-grinden-57075" }