Lefter Çipa tregon si shkroi “KËNGËT E ATDHEUT TIM” në moshën 35 vjecare: Mehmet Shehu kishte në Paris “Bejkë e Bardhë”, cfarë i tha doktorit francez për këngët e Pilurit (DOSSIER)

Publikuar tek: kulture-art, më 19:16 17-03-2020 Lefter Çipa tregon si shkroi “KËNGËT E ATDHEUT TIM” në moshën 35 vjecare: Mehmet Shehu kishte në Paris “Bejkë e Bardhë”, cfarë i tha doktorit francez për këngët e Pilurit (DOSSIER)

Nga Lefter Çipa,

 

Mos e moho jetën që ke jetuar, se ke mohuar historinë tënde! Mos e moho atë që të ka sunduar, se do të thotë se ke qenë i paqenur! Ndaj mos e mjegullo mjegullimin tënd! Dhe në qoftë se ke qenë i verbër dhe i verbuar, ke pasur mëmë dhe babë, familje, grua dhe fëmijë, Atdhe për së gjalli dhe varr kur të vjen dita e vdekjes. Ke jetuar me miq e shokë, me fisin dhe gjakun tënd, ke nderuar dhe ke respektuar simbolet dhe himnet e ditëve të shënuara, ke puthur Flamurin dhe shtizën e tij, ke duartrokitur politikanët dhe burrat e shtetit tënd, ke dashur dhe ke përqafuar ata që ke dashur dhe qëtë kanë dashur. Ke kënduar dhe ke hedhur valle me të mirët dhe me te ligjtë. Ke shkruajtur e ke krijuar për Shqipërinë ku ke lindur e qëtë ka dhënë emër ender dhe ke vërtetuar se kemi jetuar edhe si të mjerë e të mjeruar edhe të lumtur e të lumturuar në vatanet tona. Në këto vatane ku dhe do tretemi në baltën e mjaltosur, ashtu siç janë tretur ata që nuk vdesin kurrë.

Isha në moshën 35 vjeçare kur më kishte lindur ideja e kërkoja një këngë që ta këndonin të gjithë. Ta këndonin të kënduarit, një krye këngë sintezë të historisë së hijshme të shekujve tëhimnizuar.Në vitin 1977, në Vlorë festohej 55 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Vlora kishte të drejtën e kryeqytetit për tri ditërresht; shtiza dhe flamuri i shenjtë kishin mbledhur rreth vehtes tërë shqiptarët e gjakut të shqiptarizmit. Në Vlorë do të vinte qeveria dhe shtetarët e lartë të asaj kohe. Më 28 Nëntor do të jepej koncerti i madh jubilar në Kinoteatrin e qytetit, sot teatri“Petro Marko”. Koncerti ishte shumë solemn. Veç artistëve të rrethit tëVlorës, kishin ardhur grupe dhe artistë, këngëtarë nderi të trupave artistike të Radio- Televizionit dhe grupetë zgjedhur nga tërë vendi.

Mes tërë artistëve të Shqipërisë ishte i ftuar dhe grupi fosforik miks i Pilurit, me këngët “ Komisari i Partisë” dhe “Ne Vlorës do t’i këndojmë”. Koncerti ishte tepër i suksesshëm. Në të asistonte e tërëudhëheqësia e lartë e asaj kohe, përveç Enver Hoxhës. Mbas mbarimit të koncertit, në lokalin më komod të Vlorës në“Adriatik”, u shtrua darka zyrtare, së bashku me disa grupe dhe artistë të ftuar. I ftuar ishte edhe grupi i Pilurit. Kur i erdhi radha për të kënduar, u ftua para mikrofonëve të sallës dhe u duartrokit me kënaqësi nga e tërë salla.Pa u larguar mirë nga mikrofonat Grupi i Pilurit,papritur Mehmet Shehu u ngrit më këmbë. Ra një qetësi e plotë, por e mirëpritur nga të gjithë pjesëmarrësit e darkës. Nisi fjala e Kryeministrit sinjë këmbanë që zgjon të fjeturit nga gjumi i thellë:

“Isha vitin që kaloi në Paris të Francës, i shtruar në një poliklinikë,me disa probleme shëndetësore dhe më kuronte një nga profesorët më të dëgjuar të Parisit. Me vete kisha marrë dhe diktofonin me këngë të vendit tim. Një ditë në dhomë papritur u fut Profesori. Diktofonin e kisha hapur dhe dëgjoja “Bejkën e bardhë”të Pilurit. Profesori i habitur mëpyeti seç’ishte ajo që po dëgjoja. I përgjigjem “Bejka e bardhe e Pilurit”. -Ç’është ky Pilel?- më thotë, me një interesim dashamirës. I them: -Një fshat majë një mali, në bregdetin e Shqipërisë që dje ishte një vatër e mjerimit, kurse sot është një kala e këngës shqiptare. Më thotë: - Ma fal mua ta kem si kujtim. I përgjigjem: -Nuk ta fal, sikur të më falësh Francën me tërë Parisin tënd, se ajo “Bejka e bardhë” do më shërojë mua dhe jo ato”Pilelat e tua”.

Dhe vazhdoi Kryeministri Shehu më tej:-Ndaj i dashuri im Profesor, mua do më shërojnë këngët e atdheut tim dhe jo Pilela-te Parisit tënd. Për këtë arsye i kam marrë me vete, që të kthehem shëndoshë e mirë në vendet e mia të bekuara.

Fjala e Kryeministrit u duartrokit stuhishëm. Ne të Grupit të Pilurit na dukej sikur ishim vërtet me krahë te ëngjëjt. Mbasi u tërhoqëm nga mikrofonat, nuk na lejuan më të shkonimtek salla”B” ku ishim, por na ishte përgatitur vendi i ndënjies aty ku ne ishim duke kënduar. Përsë largu Hysni Kapo më dha një buzëqeshje të rrezatuar. Nuk vonoi dhe dëgjova së brendshmi zërin për penën time: - Im zot! Egjete këngën që pate kërkuar prej vitesh, për ta kënduar tërë të dashurit e këngëve shqiptare. Më dukej sikur qeshja me të fjeturit dhe qaja me të zgjuarit. Pasi të qarët, midis të qeshurit është gëzimi pambaruar. Bletëza e bletës fluturonte mbi mjaltin e shërimit të këngës. Maja e penës nisi të shkruante mbi fletët e zemrëssime djaloshare dhe kështu kënga nisi të ketë vjershërim e do të këndohej aty për aty, pa vonuar, përpara Kryeministrit dhe Atdheut tim. Kjo këngë është e do të mbetet e kombit tim, e historisësë shqiptarëve. Ajo vërtet u këndua nga tërë atdheu. Sot e në vazhdim do të flitet dhe do të vlerësohet ashtu si e vërteta e asaj ligjërate. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, se Historia nuk ndryshohet, se është kokëfortë, ashtu si ato fortesat, që nuk u heq dot një gur për t’i shitur.

Mund të jem artisti më i lumtur në Shqipëri, me dashurinë,vlerësimin , fisnikërinë, dhembshurinë e 55 viteve të shkuara në krijmtarinë time shpirtërore. Çdo ditë që shkon, më djalëron gjakun e trëndafiltë midis hirësisë hyjnore të atdheut tim diellor.

PILUR, 1977

KËNGËT E ATDHEUT TIM

Kënduar nga grupi fosforik miks i Pilurit 1977. Marrës: Ermioni Mërkuri, Vasilika Lapa; Kthyes: Qirjako Bala; Hedhës: Vitori Mërkuri ;Prerës: Stavro Mërkuri .Në vazhdim të viteve kjo këngë u bë e të gjithëve , anembanë Atdheut, ku u afirmua sinjë këngë tradicionale në zemrat e popullit shqiptar, në veçanti nga Ansambli i Shteti me artistët e njohur, Irini Qirjaqi, Hysni Zela, Petrit Lulo, e nga të tjerëansamble dhe grupe, që nga Çamëria, Kosova e madje dhe më tej, në Kalabri.

Kënga jonë, këngë djepi,

flakërin si shpata,

Sa shumë jeta e deshi,

tëëmblën si balta.

 

Me këngë i kemi përcjellë,

dhembje, halle, derte,

Nëpër gjak i kemi mbjellë,

i kemi për vehte.

Janë këngët që tregojnë

mallin e zhuritur,

Se nga populli burojnë,

fjalë nderi e historie,

në to janë gdhendë,

Lule gërxhi Shqipërie,

mbushur çdo këngë.

Lule gërxhesh mbi shkëmbenj,

tërëdheun kanë marrë,

Shqipëri e shtrenjta mëmë,

këngët det dhe valë.

Sa e forta, sa e gjera,

Kjo kënga shqipëtare ,

kështu e ka mbrujtur zemra

këngën atdhetare.

REFRENI:

=======

Do t’ja marr, siç merret kënga,

kënga shqipëtare,

siç më ka mësuar Mëma,

Kthejani o

male!

Këngët e Atdheut tim,

janë ilaç , janë shërim.

Shkeputur nga libri "Kenget e Atdheut tim"

botim i OMBRAGVG Tirane me 2014

89653957_3846658775407316_3684318286192836608_o_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Portrete jete”, ekspozita e veçantë e fotografes Anjeza Dyrmishi
»
Article Logic
Execution time: 0.0088248252868652
array(1) { ["section"]=> string(179) "lefter-cipa-tregon-si-shkroi-kenget-e-atdheut-tim-ne-moshen-35-vjecare-mehmet-shehu-kishte-ne-paris-bejke-e-bardhe-cfare-i-tha-doktorit-francez-per-kenget-e-pilurit-dossier-199016" }