‘Lefter Koka u largua nga LSI për shkak të inceneratorëve’, Kryemadhi: Njerëzit besojnë më shumë Monikën se Edi Ramën

Publikuar tek: politike, më 22:25 26-10-2020 ‘Lefter Koka u largua nga LSI për shkak të inceneratorëve’, Kryemadhi: Njerëzit besojnë më shumë Monikën se Edi Ramën Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ish-ministri Lefter Koka u largua nga LSI për shkak të inceneratorëve.

Sipas saj, LSI ishte kundër inceneratorëve, por ish-ministri doli kundër partisë dhe u largua, ndërsa thotë se inceneratorët nuk janë asgjë tjetër veçse pastrim parash.

Ndërkohë ajo ka shtuar se njerëzit besojnë më shumë atë se kryeministrin Rama, pasi ajo e mban fjalën.

“Përdorimi i fjalës LSI dhe Monika në asamblenë e PS nuk është shpërfillës, është makth. Makthi i Edi Ramës nuk është thjesht LSI, Monika, Meta apo Basha, por është se çfarë kanë sot shqiptarët diçka ndryshe nga ajo që ai ka ofruar 8 vite më parë. Siç është rasti i inceneratorëve, që për mua është rast pastrimi parash. Njerëzit e dinë shumë mirë se Monika e mbajnë fjalën dhe mes Ramës dhe Monikës ata besojnë më shumë Monikën.

Lefter Koka u largua nga LSI për shkak të çështjes së inceneratorëve. Pozicionimi i LSI ka qenë kundër inceneratorëve. Edhe sikur inceneratorët të ishin ashtu siç mendojnë, përsëri duhet t’i përmbaheshin kushteve të BE. Ata inceneratorë janë bërë kundër rregullave të BE”, tha Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klevis Balliu largohet nga PD për të kandiduar me LSI? Ish-deputeti në Euronews: Aty kam shtëpinë!
Patozi: Ka të pakënaqur në PD që po mbledhin firma për parti të re. Basha ka ngrënë pica me Ramën, gjysma e opozitës i ka shkuar në dasmë... »
Article Logic
Execution time: 0.011170864105225
array(1) { ["section"]=> string(120) "lefter-koka-u-largua-nga-lsi-per-shkak-te-inceneratoreve-kryemadhi-njerezit-besojne-me-shume-moniken-se-edi-ramen-225281" }