Lefter Maliqi akuzon Lleshajn dhe ndërkombëtarët, i bën thirrje popullit: Mos hapni dyert kur t'ju vijë policia...

Publikuar tek: politike, më 12:13 04-06-2020 Lefter Maliqi akuzon Lleshajn dhe ndërkombëtarët, i bën thirrje popullit: Mos hapni dyert kur t'ju vijë policia... Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pasi është shprehur se ditën e shembjes së Teatrit në vendngjarje ka qenë edhe RENEA, por ky repart duhet të nxirret vetëm për arrestimin e terroristëve.

Gjithashtu ai ka akuzuar edhe deputetët e Partisë socialiste, duke i quajtur nëpunës të beut të Surrelit, duke iu referuar kryeministrit Rama, ndërsa nuk ka lënë pa thumbuar edhe ambasadorët, për të cilët ka thënë se nuk po mbrojnë interesat e popullit shqiptar.

Maliqi i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e hapin derën e shtëpisë kur të vijnë policët pa numër identifikimi, pasi ka patur shumë raste kur njerëz me maska dhe uniforma policie kanë bërë vjedhje dhe vrasje

"Dëgjova ministrin e Brendshëm që mbaj përgjegjësi pa numër identifikimi dhe mbaj unë përgjegjësi. Unë i them që fytyrën tënde po e shohim, dhe deri sa do të mbajë beu i Surrelit. RENEA nuk lejohet për të marrë aktorët, por është për të arrestuar terroristët. Ju bëj thirrje popullit, mos hapni dyert kur t'ju vijnë policët në derë. Kemi parë njerëz me maska dhe uniforma policie që kanë vjedhur dhe vrarë. Ju që jeni këtu jeni nëpunës i beut të Surrelit, prnadaj edhe ndërkombëtarët nuk mbron interesat e popullit shqiptar", tha ndër të tjera Maliqi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093588829040527
array(1) { ["section"]=> string(116) "lefter-maliqi-akuzon-lleshajn-dhe-nderkombetaret-i-ben-thirrje-popullit-mos-hapni-dyert-kur-t-ju-vije-policia-209031" }