Lefter Maliqi: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të bëhen, ua kam thënë edhe kolegëve socialistë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:24 15-05-2019 Lefter Maliqi: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të bëhen, ua kam thënë edhe kolegëve socialistë Deputeti Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të bëhen.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Maliqi theksoi se nuk ka kapacitete policore për ditën e zgjedhjeve. Sipas tij, zgjedhje lokale do të ketë, por jo në 30 qershor.

‘Zgjedhjet lokale do të bëhen por jo në 30 qershor. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të bëhen. Këtë ja kam thënë edhe disa kolegëve socialistë. E doni përgjigjen si politikan apo si oficer policie.

Nuk ka zgjedhje sepse e para po themi për Policinë e Shtetit, kam pyetur në Policinë e Beratit se sa forca policie ka si qark dhe më tha që kishte 600 forca. Ndërkohë që ke 580 qëndra votimi në Berat, që do të thotë që ngelin vetëm 20 policë të gatshëm.

Me kodin e ri zgjedhor polici duhet të jetë 10 metra nga kutia e votimit. Pra ska kapacitete dhe policë aq sa kërkohet', tha deputeti Maliqi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02006721496582
array(1) { ["section"]=> string(99) "lefter-maliqi-zgjedhjet-e-30-qershorit-nuk-do-te-behen-ua-kam-thene-edhe-kolegeve-socialiste-164482" }